LAJMI I FUNDIT:

Kurti bën krahasimin e Kosovës së vitit 1989 me Kosovën e vitit 2019

Kurti bën krahasimin e Kosovës së vitit 1989 me Kosovën e vitit 2019

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shkruar për 23 marsin e vitit 1989, kur u suprimua autonomia e Kosovës.

Kurti, përmes një postimi në Facebook, bën krahasimin me vitin 1989  dhe me situatën aktuale në Serbi dhe Kosovë.

“30 vjet më vonë, Serbia nuk na e njeh pavarësinë. Sepse, presidenti atje është nga po ajo rrymë politike serbe së cilës edhe autonomia për Kosovën i dukej e tepërt. Dhe, sepse presidenti këtu te ne është nga ajo rrymë politike shqiptare që jep territor shteti për pushtet për veti”, ka shkruar Kurti.


Postimi i plotë i Kurtit:

“1989: asgjë nuk humbet Kosova me ndryshimet kushtetuese, bile, veçse përfiton. 2019: asgjë nuk humbet Kosova me korrigjimin e kufijve, madje, vetëm përfiton.

Sot janë mbushur tri dekada nga suprimimi i autonomisë së Kosovës. 23 marsi 1989 ishte shtetrrethim: gjendje e jashtëzakonshme, orë policore, mbi njëqind tankse e 15 mijë forca të armatosura jugosllave. Për pasojë, në pranverën e atij viti, dhjetëra shqiptarë u vranë në demonstrata e qindra të tjerë u arrestuan. Që nga ajo kohë edhe medie ndërkombëtare filluan ta konsiderojnë Kosovën të pushtuar e të okupuar.

30 vjet më vonë, Serbia nuk na e njeh pavarësinë. Sepse, presidenti atje është nga po ajo rrymë politike serbe së cilës edhe autonomia për Kosovën i dukej e tepërt. Dhe, sepse presidenti këtu te ne është nga ajo rrymë politike shqiptare që jep territor shteti për pushtet për veti.

E, kur pushteti dhe qeveria janë më të rëndësishme se territori dhe shtetësia, atëherë edhe partia bëhet më e rëndësishme se popullsia. 1989: punësimi, me librezë partie. 2019: punësimi, me librezë partie dhe afri farefisnie”, ka shkruar Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj: Nuk është krim që LDK të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj: Nuk është krim që LDK të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen

Politikë
Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Lajme
Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

Kronika e Zezë
Pas tri ditësh, gjendet kosovarja e zhdukur në Strasburg

Pas tri ditësh, gjendet kosovarja e zhdukur në Strasburg

Lajme
Rama i reagon Speciales që nuk lejoi Thaçin në varrimin e babait të tij: Gjykatë e turpshme

Rama i reagon Speciales që nuk lejoi Thaçin në varrimin e babait të tij: Gjykatë e turpshme

Lajme
Eksperti i kriminalistikës paralajmëron: Pranvera, sezoni i grabitjeve të armatosura në Kosovë

Eksperti i kriminalistikës paralajmëron: Pranvera, sezoni i grabitjeve të armatosura në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori