Këshilli Prokurorial i Kosovës ka reaguar ndaj deklaratave të sotme të kryeministrit Albin Kurti, i cili tha se Prokuroria i Shtetit nuk ka ngritur asnjë aktakuzë për sulmin terrorist në Banjskë, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.
Në reagimin e saj Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) thekson se, Prokuroria Speciale, në përputhje me ligjin, operon si një institucion i pavarur dhe bashkëpunon me të gjitha institucionet e sundimit të ligjit për mbledhjen e fakteve.
“Gjithashtu, Këshilli, shprehet qartë edhe njëherë se, kjo prokurori kompetente është gjithmonë në dispozicion për të ndarë informacionin e nevojshëm me publikun dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, duke pasur parasysh gjithnjë parimet e mbrojtjes së informacionit dhe hetimeve aktuale”, thuhet në reagim, transmeton Telegrafi.
Me tej thuhet se “KPK-ja kërkon nga Qeveria e Kosovës që të lejojë të gjitha organet të veprojnë në përputhje me ligjet dhe autorizimet e vlefshme në vend dhe se këto deklarata i quan paraqitje publike të ricikluara të Kryeministrit që kanë përmbajtje tendencioze ndaj institucionit të Prokurori të Shtetit dhe bazohen në veprime jokorrekte, joetike, të padinjitetshme dhe mbi paragjykime dhe hamendësime të shpeshta, të cilat po bëhen në secilin rast që atij dhe anëtarëve të kabinetit të tij iu jepet mundësia”.
“Përmes këtij reagimi publik, KPK-ja i bënë thirrje Kryeministrit Kurti që të qëndrojë larg institucioneve të sistemit prokurorial dhe të mos ndërhyjë në institucionet e pavarura kushtetuese, siç është Prokurori i Shtetit, për të tentuar të linçojnë publikisht çdo gjë që ka të bëjë me institucionin e Prokurorit të Shtetit dhe punën e prokurorive dhe prokurorëve të shtetit, ngaqë si të tilla përbëjnë shkelje të patolerueshme në punën e pavarur të institucioneve prokuroriale”.
Në fund të reagimit thuhet se “KPK-ja, përfundimisht, dënon keqpërdorimin e fjalës së lirë nga ana e Kryeministrit Kurti, duke potencuar se sistemi prokurorial nuk do të ndikohet këto deklarata që vijnë nga qarqet e larta politike, por si institucion i pavarur dhe i paanshëm në ushtrimin e mandatit të vet do t’i shkojë deri në fund çdo rasti që është në dëm të qytetarëve të Kosovës”.
Kryeministri i Kosovës, Abin Kurti është shprehur i shqetësuar pse prokuroria nuk ka ngritur ende asnjë aktakuzë për sulmin terrorist në Banjskë, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.
Kurti para mediave tha se tre muaj pas sulmit terrorist, prokuroria ende nuk ka ngritur asnjë aktakuzë, transmeton Telegrafi.
“Ka pa numër fakte, dëshmi, pra të mjaftueshme për të ngritur aktakuza, Ky vit ishte vit i sulmeve kriminale, ka shpërputhje midis informacionit, fakteve dhe aktakuzave në anën tjetër. Dhe, ky hendek nuk mund të mbushet nga Qeveria, i takon Prokurorisë, unë jam për të ndihmuar, dhe ata për të punuar”, theksoi kryeministri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës