LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Agjencia e Akreditimit do të jetë e pavarur, synojmë kthimin e Kosovës në ENQA dhe EQUAR

Kurti: Agjencia e Akreditimit do të jetë e pavarur, synojmë kthimin e Kosovës në ENQA dhe EQUAR

Kryeministri Albin Kurti deklaroi sot se Agjencia e Akreditimit (AKA) tani e tutje do të jetë krejtësisht e pavarur.

Sipas tij, qeveria që ai udhëheq ka prioritet kthimin e Kosovës në ENQA dhe EQUAR.

Me rastin e prezantimit të aktiviteteve të Agjencisë së Kosovës për Akreditim për vitin 2021 dhe Strategjinë e AKA-së 2021-2025, Kurti tha se AKA do të jetë etike dhe profesionale.


“Si qeverisje kemi trashëguar një sistem arsimor që nuk ka qenë vizionar. Këto interferime kanë penguar për një sistem më të mirë arsimor. Kur është fjala për agjencinë e akreditimit ne synojmë ta bëjmë krejtësisht të pavarur. Tani e tutje kjo agjenci do të jetë etike dhe profesionale. Agjencisë së Akreditimit do t’i qëndrojë afër Ministria e Arsimit. Arsimi i lartë në Kosovë ballafaqohet me një hulumtim të paktë që nuk i shërben politikbërjes”, ka thënë ai.

Kreu i ekzekutivit, siç njofton Kp, tha po ashtu se AKA ka treguar një transparencë vitin që shkoi, derisa shtoi se prioritet mbetet rikthimi në ENQA dhe EQUAR.

“Ne jemi për një politikbërje që përparon për cilësi të arsimit. Besoj fort që me kontributin e të gjithëve, rezultatet do të jenë afirmative”, ka shtuar Kurti.

Edhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci tha se prioritet i qeverisjes së tyre është mbështetja e Agjencisë së Akreditimit.

“Me marrjen e mandatit e kemi gjetur Këshillin Shtetëror të Cilësisë jofunksional. Puna dhe angazhimi ynë në këtë drejtim është vlerësuar pozitivisht edhe në raportin për Kosovë.

Në trend Lajme

Më shumë
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Lajme
Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Drejtësi
Në Prishtinë gjendet një person i vdekur - ishte i shtrirë në rrugë

Në Prishtinë gjendet një person i vdekur - ishte i shtrirë në rrugë

Kronika e Zezë
Jashari: Kurti nuk është i interesuar të formojë qeverinë, vonesat e KQZ-së nuk janë të rastësishme

Jashari: Kurti nuk është i interesuar të formojë qeverinë, vonesat e KQZ-së nuk janë të rastësishme

Politikë
Dialogu Kosovë-Serbi, Sarrazin: Është koha për të gjetur zgjidhje konkrete

Dialogu Kosovë-Serbi, Sarrazin: Është koha për të gjetur zgjidhje konkrete

Lajme
Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Lajme
Kalo në kategori