Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në lansimin e projektit nga Këshilli i Evropës “Nxitja e kohezionit shoqëror duke përforcuar të drejtat e minoriteteve dhe gjuhët e minoriteteve në Kosovë”.
Në fjalën e tij hyrëse, kryeministri tha se sot është një ditë e përshtatshme për të nisur çdo projekt i cili synon të ketë efekte të gjera pozitive, siç është ky sot, i cili nxit kohezionin shoqëror duke përforcuar të drejtat e pakicave dhe gjuhët e pakicave.
“Në të njëjtën mënyrë, projekti i cili po na bashkon sot – duke përforcuar të drejtat dhe gjuhët e pakicave – përshtatet me mjedisin që kemi krijuar dhe do ta ketë ndikimin e tij për shkak të sistemeve për të cilat kemi punuar e përmirësuar gjatë kohës sa jemi në qeverisje”, tha kryeministri Kurti.
Kryeministri Kurti ka përmendur përparimin që është arritur që nga opinioni i pestë i Komitetit Këshillimor.
“Duke filluar me verifikimin e diplomave nga Universiteti i Mitrovicës së veriut dhe bazën ligjore që kemi krijuar për verifikimin edhe të diplomave të shkollave të mesme nga shkollat që marrin mësim në gjuhën serbe.
Pastaj, aranzhimet e bëra që regjistrimi të jetë sa më gjithëpërfshirës i pakicave kombëtare me pozita të krijuara në Agjencinë e Statistikave të Kosovës për çdo komunitet jo-shumicë dhe afro 500 pozita për pjesëtarët e komuniteteve jo-shumicë si regjistrues dhe mbikëqyrës, në mënyrë që çdo familje të mund të kenë një regjistrues nga komuniteti i tyre; përmirësimin e teksteve shkollore të disponueshme për studentët boshnjakë dhe turq; dhe rishikimin e sistemit të mbështetjes për mirëqenie sociale, i cili përdoret në mënyrë disproporcionale nga komunitetet jo-shumicë – ku 11 për qind e familjeve që marrin mirëqenie sociale janë nga komuniteti serb dhe 14 për qind të tjerë janë nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, e në fusha të tjera”, thuhet në njoftim.
Tutje në njoftim thuhet se për këtë të fundit, kryeministri tha se planifikojmë që qasja e re që po pilotojmë të inkurajojë përfituesit e pagesave të mirëqenies sociale që të kalojnë në tregun e punës si një rrugëdalje e qëndrueshme nga varfëria.
“Ne mirëpresim energjinë e re, frymëzimin e vazhdueshëm dhe mbështetjen shtesë për këto dhe procese të ngjashme që sjell ky projekt i ri”, tha ai, duke shtuar se sot ne bashkohemi me ju për të festuar këtë mundësi të re për të kombinuar përpjekjet tona për këtë qëllim gjithsesi të përbashkët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mbi 32.000 shtetas të huaj kanë hyrë dhe kanë dalë në vendkalimin kufitar Tabanoc këtë fundjavë

Tre skenarë të mundshëm për seancën konstituive të Kuvendit – Cakolli tregon çfarë mund të ndodhë

MPJ e Bullgarisë: Ndryshimet kushtetuese nuk janë kushti i vetëm për anëtarësimin e Maqedonisë në BE

Një ditë para seancës konstituive, takohen Lutfi Haziri dhe Endrit Shala i Nismës

PDK nuk do ta votojë kryeparlamentarin në seancën e nesërme, Lushtaku: Qëndrimi mbetet i pandryshuar

Vetëdorëzohet qytetari i Kosovës, i dyshuar për vrasjen e partneres në Gjermani

Media greke artikull për Shqipërinë: 48 orë në Tiranë, gjërat në "kryeqytetin e Ballkanit" kanë ndryshuar

Rrëfimi i të mbijetuarit të dhunës seksuale në Kosovë, psikologia: Natën dilte e qante në heshtje, familja nuk e dinte

Paralajmëron Shaip Kamberi: Emërimi i Demo Berishës si ministër – rrezik për shqiptarët dhe pakicat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Gazeta prestigjioze zvicerane "20 Minuten" shkruan për rastin e sulmit të Jozit ndaj Gjestit në Big Brother VIP Albania 4

Dhunë ndaj femrave, recidivist dhe i burgosur për tri vite - zbulohet dosja tronditëse e Jozi Markut në Zvicër?

Presidentja e ashpër me Qeverinë: E refuzuan heqjen e taksës ndaj Amerikës, Serbisë ia mbajmë taksën zero

Gjendja e Gjestit një ditë pas sulmit fizik të Jozit në Big Brother VIP Albania 4, që ndodhi në transmetim direkt

Klubi anglez mund të fitojë miliona euro falë Barcelonës në fund të sezonit

Skandal apo marketing? Pavarësisht dhunës në spektakël, Jozi fiton afro 10 mijë ndjekës më shumë në Instagram pas incidentit