LAJMI I FUNDIT:

Kurteshi: Demarkacioni dhe Asociacioni nuk do të kthehen në Kuvend, ato janë të vdekura

Kurteshi: Demarkacioni dhe Asociacioni nuk do të kthehen në Kuvend, ato janë të vdekura

Deputeti nga radhët e partisë opozitare Lëvizja Vetëvendosje, Ismail Kurteshi, ka thënë se qështja e Demarkacionit dhe Asociacionit nuk do të kthehen më në Kuvendin e Kosovës.

Këto komente, Kurteshi i bëri në emisionin Politikë në Tribuna Channel, duke shtuar se kur në Kuvend vijnë çështje që e dëmtojnë interesin e vendit, siç është çështja e Demarkacionit dhe Asociacionit, atë herë detyrohemi të marrim masa në të mirë të vendit”

“Mendoj që nuk do të sjellën në Kuvend çështjet e Demarkacionit dhe ajo e Asociacionit, dhe nuk dihet si do të gjejnë zgjidhje, këto dy çështje janë të vdekura”, ka thënë Kurteshi në Politikë.


Një çështje tjetër që e ka përmendur, Kurteshi është edhe mos pjesëmarrja e ministrave në seancat e Kuvendit.

“Kuvendi ka vepruar në mënyrë normale dhe në varësi të asaj që ka seruar Qeveria. Por në seancat tona qeveritarët mungojnë. Janë të rralla pjesëmarrjet e ministrave pikërisht në pikat e tyre kur do të përgjigjen para deputetëve. Kemi raste edhe kur përgjigjet i marrim por janë thjesht sa për t’i thënë aty, ose të tjerët thonë që përgjigjen e mer privatisht”, ka shtuar Kurteshi në Politikë në Tribuna Channel.

Në anën tjetër, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se shpreson që një seancë e tillë e qetë të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Shpresojmë që kjo qetësi e Kuvendit të jetë vazhdimësi e mirë sepse temat që u trajtuan sot ishin tema të qëlluara dhe tema që prekin qytetarët e vendit, që u morën përgjigje dhe u dhanë edhe disa probleme të tjera”, tha deputeti i LDK-së, në emisionin Politikë me Sejdi Demirin në Tribuna Channel.

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Kalo në kategori