Kurrsesi nuk do të lejohet të hiqet logoja e Lidhjes Shqiptare në emblemën komunale të Prizrenit!
(Prizrenasit zotohen se me përdorimin e të gjitha metodave të lejuara demokratike, në asnjë mënyrë dhe në emër të asnjë drejtësie dhe ligjshmërie, kurrsesi nuk do të lejojnë që të përdhoset kujtesa e tyre materiale dhe morale e një lavdie kombëtare. Të një ngjarjeje historike të vitit 1878, e cila, këtë qytet, me të drejtë e damkos si kryeqytet shpirtëror i të gjithë shqiptarëve)
Këto ditë, krahas festave të 21 marsit, nismës së fillimit të stinës së Pranverës dhe 24 marsit, 11 vjetorit të fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe, prizrenasit, edhe ashtu të indinjuar me fukarallëku i përditshëm, i shqetësoi pa masë një Aktgjykim i pamatur dhe absurd i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, me të cilin ky institucion ka shpallur antikushtetuese emblemën komunale dhe ka kërkuar nga autoritetet lokale që këtë lëshim ta evitojë brenda 3 muajve.
Edhe pse, në dukje si një aktgjykim i zakonshëm i një institucioni të lartë kompetent gjyqësor i autorizuar për vlerësimin e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë së akteve dhe dispozitave tjera juridike, ajo, në prapavijë, fsheh një tendencë konspirative djallëzore që me çdo kusht në Kosovë të shlyhet çdo shenjë sado e vogël që në ndonjë mënyrë edhe simbolike shpreh identitetin kombëtare shqiptare.
Pa dyshim se rreth këtij aktgjykimi të GJKK për joligjshmërinë e kësaj embleme, në kushte dhe rrethana normale, nuk do të merrej si alarmante, po të mos e kishte ajo në mes si simbol grafik ndërtesën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe vitin e ndodhjes historike të saj -1878. Pra diçka.
Gjykata e mori këtë vendim për shkak se një pjesëtar i minoritetit pakicë mysliman i kësaj komune, i cili, prapa vetes, që nga koha e regjimit milosheviqian ka një bagazh shumë të dyshimtë të aktivitetit politik antishqiptar, është ankuar kundër pranisë në ëmblën ekzistuese komunale të simbolit të ndërtesës së Lidhjes Shqiptare në këtë Gjykatë.
Këtë vendim antishqiptar të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës menjëherë dhe me pompozitet të madh, e ka përshëndetur përfaqësuesi i misionit të BE-së në Kosovë, Pieter Feith, i cili ka vlerësuar se ky është shembull konkret i rritjes së besimit të qytetarëve në institucionet e vendit. Por, z. Feith sikur harroi se edhe nëse me këtë aktgjykim kënaqet parimi kushtetues i barazisë nacionale për të gjitha etnitetet, në anën tjetër, ajo mund të prodhoj në terren efekte kontra-produktive konfliktuoze: Gufimin e pamatur emocional të një pakënaqësie të madhe kolektive të shqiptarëve shumicë.
Këto efekte negative si bumerang ndaj këtij aktgjykimi veç kanë nisur. Që nga ky moment reagimet e qytetarëve prizrenas janë tejet të ashpra. Nga ta mendohet seriozisht për një peticion por edhe organizimin të një proteste të madhe. Ata zotohen se me përdorimin e të gjitha metodave të lejuara demokratike, në asnjë mënyrë dhe në emër të asnjë drejtësie dhe ligjshmërie, kurrsesi nuk do të lejojnë që të përdhoset kujtesa e tyre materiale dhe morale e një lavdie kombëtare. Të një ngjarjeje historike të vitit 1878, e cila, këtë qytet, me të drejtë e damkos si kryeqytet shpirtëror i të gjithë shqiptarëve.
Parimi juridik i nevojës ekstreme
Ne asnjë vend demokratik në botë nuk mund të ketë kurrfarë drejtësie dhe shtet të mirëfilltë juridik nëse një veprim (zbatim) material i një ligjshmërie në praktikë, si pasojë, provokon vlerat më të larta morale dhe nacionale të një komuniteti shumicë. E drejta si rend juridik, parimisht, përveç principit të sanksionimit të paevitueshëm të cenimit të çfarëdo norme pozitive-materiale, njeh edhe mundësinë e përjashtimit të zbatimit të saj përmes institucionit të nevojës ekstreme.
Pra, sado që një veprim i vlerësuar nga ndonjë gjykatë e caktuar tregohet si jo i ligjshëm, nëse sanksionimi i tij do të shkaktonte dëme edhe më të mëdha morale dhe materiale për interesat e shumicës, atëherë ajo edhe duhet të tolerohet. Pra, në emër të pengimit të një dëmi më të madh që mund të vije me atë veprim, të tolerohet një dëm tjetër shumë më i vogël ekzistues.
Duke vërejtur rritjen e kësaj revolte qytetare ndaj këtij aktgjykimi absurd të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, përmes lajthimit të masës nëpër medie, disa politikan mediokër komunal, tentojnë ta zbusin situatën duke arsyetuar se kinse, ky aktgjykim nuk ka të bëjë me heqjen nga emblema e logos grafike të ndërtesës së LSHP, por vetëm kërkohet që aty të shtohen fjalët si emërtim të institucionit në 3 gjuhë minoritare: Komuna", "Opstina", "Belediye".
Edhe pse interpretimin autentik të vendimeve të veta meritore mund ta jep vetë Gjykata Kushtetuese e Kosovës, sipas kuptimit tim të lirë, në pikën 54 të hyrjes si arsyetimit të diapozitivit të këtij aktvendimi, vërtetë konstaton kështu:
“Gjykata përkujton propozimin e komuniteteve joshumicë në Prizren se formulimi "Komuna", "Opstina", "Belediye" të shkruhet brenda rrethit te emblemës se Komunës pa vitin 1878. Gjykata është e mendimit se ky ishte propozim i arsyeshëm i cili do te mund t’i përmbushte shqetësimet legjitime te komuniteteve”.
Pra, jo vetëm emërtimi i institucionit “Komunë” në 3 gjuhë, por edhe “pa vitin 1878".
Në pikën 46 të hyrjes së po këtij aktgjykimi, thuhet: “Viti 1878 ka qene viti i themelimit te Lidhjes se Prizrenit. Udhëheqësit shqiptare u mblodhën ne Prizren, me 10 qershor te atij viti, duke kërkuar te arrijnë shtetin e pavarur shqiptar. Asnjë njeri ne Prizren nuk mund te dyshojë se përfshirja e vitit "1878" mëtonte te favorizoje komunitetin shqiptar duke përjashtuar komunitetet joshumicë. Gjykata ka qëndrimin qe komunitetet tjera në Komunën e Prizrenit kane të drejtën legjitime të ruajnë traditën, kulturën dhe identitetin e tyre përmes Emblemës. Kur Komuna ka vendosur të shpallë emblemën që promovon trashëgiminë dhe traditën shqiptare pa vëmendje ndaj komuniteteve tjera, ajo ka shkelur të drejtat e tyre statusore dhe kushtetuese”.
Më tej, po aty, në pikën 55 thuhet: “Ne përputhje, Gjykata konstaton se Kuvendi Komunal, gjate marrjes se vendimeve për miratimin e nenit 7 te këtij statuti, ka imponuar një embleme e cila nuk mund te konsiderohet si simbol i përbashkët i te gjitha komuniteteve te Prizrenit, dhe ne ketë mënyre i ka dhënë rendësi me te madhe Komunitetit Shqiptar mbi identitetit te komuniteteve tjera ne Prizren. Prandaj, Gjykata konstaton se Kuvendi Komunal ka bere shkelje te Kushtetues”.
Vetë fakti se me këtë aktgjykim Gjykata Kushtetuese e shpallë në tërësi e jo pjesërisht si jolegjitime dhe kundërkushtetuese nenin 7 të Statutit të KK të Prizrenit, tregon qartë se ajo e anulon e jo plotëson formën e tanishme ekzistuese të emblemës komunale. Pra, thjesht, urdhëron që brenda 3 muajve ky nen i Statutit duhet të ndërrohet dhe konform udhëzimeve të dhëna në hyrjen e diapozitivit të Aktgjykimit në fjalë, logoja grafike e ndërtesës së Lidhjes Shqiptar të Prizrenit duhet të hiqet nga aty.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdodh puthja e parë në Big Brother VIP Kosova, është mes Vullnetit dhe Gresës
“The Simpsons” parashikojnë se kush i fiton zgjedhjet në SHBA
Në podcast me Toni Kroos, Jurgen Klopp nuk lë gjë të keqe pa thënë për Sergio Ramosin
Një person i tretë në makinë me Licin dhe Bushatin? Policia shqiptare ngre dyshime: Mund të jetë larguar
Po eliminoheshin nga gara - Guardiola dhe lojtarët e Man Cityt nuk i ndalnin të qeshurat
Njihuni me Zhang Yiming, “miliarderin e panjohur prapa TikTok”, i cili tani është personi më i pasur në Kinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Ndodh puthja e parë në Big Brother VIP Kosova, është mes Vullnetit dhe Gresës
Në podcast me Toni Kroos, Jurgen Klopp nuk lë gjë të keqe pa thënë për Sergio Ramosin
Problemi me rinovimin e kontratës – tri klubet e mëdha evropiane futen në garë për Vinicius
“The Simpsons” parashikojnë se kush i fiton zgjedhjet në SHBA
Një person i tretë në makinë me Licin dhe Bushatin? Policia shqiptare ngre dyshime: Mund të jetë larguar
Po eliminoheshin nga gara - Guardiola dhe lojtarët e Man Cityt nuk i ndalnin të qeshurat