LAJMI I FUNDIT:

Kurohet pas 16 operacionesh “njeriu pemë” (Foto, +18)

Kurohet pas 16 operacionesh “njeriu pemë” (Foto, +18)

Një i ri nga Bangladeshi, i njohur ndryshe si “njeriu pemë” për shkak të lythave si degë peme në trup, i është nënshtruar një trajtimi që doktorët shpresojnë të kenë kuruar sindromën e tij.

Abul Bajandar kreu të paktën 16 operacione për të hequr gjendrat në duar e këmbë, pasi sëmundja e tij tërhoqi vëmendjen e mjekëve një vit më parë.


27 vjeçari është një nga vetëm katër njerëz në botë që është diagnostikuar me epidermodysplasia verruciformis, një deformim i rrallë gjenetik, transmeton oranews.

“Kura e Bajandar shënon një hap të rëndësishëm në historinë e shkencës mjekësore,” tha Samanta Lal Sen, koordinatore e kirurgjisë plastike në Spitalin e Kolegjit Mjekësor të Dhaka.