Filmi i ri “Darkest hour” ofron anën diplomatike të një tjetër filmi aksion të kohëve të fundit, “Dunkirk”.
Kështu shkruan historiani amerikan, Victor Davis Hanson, në lidhje me filmin më të fundit që i kushohet Kryeministrit britanik, Winston Churchill, gjatë pushtimit të Francës prej nazistëve, në maj 1940.
Filmi ndjek Churchillin, rol që e luan Gary Oldman, në fillimet e Luftës së Dytë Botërore.
“Paraardhësi i Churchillit, shëndetligu Neville Chamberlain kishte humbur besimin e popullit anglez dhe qeverisë britanike. Qasja e tij e zbutjes kundrejt Adolf Hitlerit dhe nëntë muajt e parë katastrofikë të Luftës së Dytë Botërore, dukej se pothuaj e kishin dënuar Britaninë e Madhe me disfatë. Churchillit iu kërkua të bëhet Kryeministër, pikërisht në ditën kur Hitleri pushtoi Francën, Belgjikën dhe Holandën.
Ushtritë e të tre demokracive – të treja së bashku, më të mëdha se forcat e armatosura të Gjermanisë – u gjunjëzuan brenda pak ditësh apo javësh. Problemi madhor i Churchillit nuk ishte të shpëtonte vetëm ushtrinë britanike, por të përballej me realitetin që, me pushtimin gjerman të Evropës, perandoria britanike nuk do të kishte më aleatë. SHBA ishin të vendosura me çdo kusht që të mbeteshin neutralë.
Brenda pak ditësh pasi Churchilli mori detyrën, gjithë ai që sot është Bashkimi Evropian, do të kish qenë në duart e Hitlerit. Ora më e errët e merr titullin nga depresioni që ishte përhapur në të gjithë qeverinë britanike.
Chamberlain dhe politikani konservator, Edward Wood e konsideronin Churchillin të çmendur, për faktin që kish besuar se Britania e Madhe mund të mbijetonte. “Darkest Hour” zhvillohet pothuaj ekskluzivisht në mjedise të mbyllura në seancat e Parlamentit, takime private dhe skena mes Churchillit dhe bashkëshortes së tij brilante, Clementine. Por dialogu është imponues, aktrimi i shkëlqyer.
Interpretimi madhështor që Gary Oldman i ka bërë Churchillit duhet të jetë fitues Oscar-i. Oldman u kujton brezit të të rinjve që i ka zënë një amnezi globale se pothuaj 80 vjet më parë, sfida kokëfortë e një anglezi viktorian 66-vjeçar shpëtoi qytetërimin perëndimor nga barbaria naziste. Amerikanët duhet ta shohin “Darkest Hour” për arsye që shkojnë përtej interpretimit dhe dramës.
Me të drejtë mendojmë se industria amerikane dhe krahu i punës sovjetik fituan Luftën e Dytë Botërore. E megjithatë shumë shpesh, amerikanët harrojnë ingredientin e tretë themelor: udhëheqësin britanik, kurajon e tij dhe profesionalitetin ushtarak”. /Bota.al
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre