LAJMI I FUNDIT:

KUR VJESHTA VJEN

KUR VJESHTA VJEN

Poezi nga: Faiz Ahmad Faiz
Përktheu: Kolec P. Traboini

Kjo është mënyra se si vjeshta vjen tek drurët:


i zhvesh krejt deri në lëkurë,
duke ja lënë trupin e zeshkët lakuriq.
Ajo ua rrëzon gjethet e verdha që janë
zemra e tyre,
i shpërndan ato nëpër tokë.
Kushdo mund t’i shkelë e t’i prishë;
pa u dëgjuar asnjë farë kundërshtie.

Zogjtë që janë lajmëtarët e ëndrrave
trashin zërin e tyre
kështu që edhe cicërimat janë të mbytura.
Ata bien në pluhur
sapo gjuetarët t’i qëllojnë.

Oh, Zoti ynë, ki mëshirë.
Bekoi këto trupa të flashkët
me pasionin tënd të ringjalljes
mbushi venat e vdekura me gjak.

Jepi disa drurëve dhuratë serish blerimin.
Lëre një zog të këndojë.