LAJMI I FUNDIT:

Kur trupit i mungon vitamina K: Shkaktar i menstruacioneve të dhembshme, anemisë dhe sëmundjes së zorrëve!

Kur trupit i mungon vitamina K: Shkaktar i menstruacioneve të dhembshme, anemisë dhe sëmundjes së zorrëve!

Gjakrrjedhja në formë hematomave nënlëkurore, gjakrrjedhja në muskuj, si edhe nga mukoza lëkurore, sistemi gastrointestinal dhe urogjenital mund të jenë tregues të mungesës së kësaj vitamine

Vitamina K merr pjesë si koenzimë në karboksilacionin e thartirës glutamine në prekursoorët e faktorëve të koagulimit, me çka ato marrin aftësinë që të lidhin jonet e kalciumit dhe të marrin pjesë në koagulimin e gjakut, transmeton Telegrafi.


Deficiti i vitaminës K te të rriturit është pasojë më e shpeshtë e absorbimit të keq në zorrën e hollë (verdhëza obstruktive, insuficienca e pankreasit, sindroma e absorbimit të keq).

Mungesa e vitaminës K quhet hipovitaminoza K, mund të shkaktohet te personat që ushqehen dobët ose vuajnë nga sëmundjet kronike të zorrëve, ndërkaq simptomat mund të jenë: mavijosja, pehetiet, hematomat…

Vitamina K përmes zorrëve arrin në gjak dhe ruhet në mëlçi, nga aty shpërndahet në inde të ndryshme, dhe pastaj nxirret nga organizmi me fekale dhe urinë.

Është rezistente në ngrohtësi, por nën ndikim të dritës dhe oksidantëve shumë shpejt shpërbëhet. Është e domosdoshme për koagulimin e gjakut.

Hulumtimet kanë treguar që vitamina K ka rol të rëndësishëm në mineralizimin e eshtrave.

Me ushqim normal, njeriu i rritur konsumon sasinë e nevojshme të vitaminave. Më së shumti janë të rrezikuara bebet e sapolindura, për shkak të furnizimit të kufizuar natyror të vitaminës K e cila shumë vështirë bartet me placentë, ndërsa zorra e të sapolindurit ende nuk mundet ta sintetizojë vitaminën K.

Vitaminë K ka në pemë, qumësht, lakër (të gjelbër dhe të kuqe), brokoli, lulelakër, sallatë të gjelbër, spinaq…

Sasi të mjaftueshme mund të gjejmë edhe te fasulet dhe bathët në tërësi. Ushqime si soja, ullinjtë, mishi, drithërat, qumështi dhe derivatet e tij kanë sasi më të vogla, por të rekomandueshme për konsum për ata që vuajnë nga mungesa e kësaj vitamine.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori