Pamjet e publikuara nga Garda Kombëtare e Arizonës në SHBA, tregojnë se si aeroplani luftarak F-16 - pasi piloti praktikant alivanoset nga efektet e G-forcave gjatë një manovre - merr kontrollin e fluturimit dhe parandalon rënien, shkruan Popular Science, transmeton Telegrafi.

Videoja tregon se si aeroplani shkon drejt toke, derisa sistemi - i cili që nga viti 2014 inkorporohet në F-16 - nuk e merr kontrollin dhe fluturaken e çon në ajër.


Ky është rasti i katërt i njohur që sistemi shpëton jetët pilotët dhe aeroplanët nga shkatërrimi. /Telegrafi/