LAJMI I FUNDIT:

Kur të shihni këtë video, do të ndaloni së fërkuari sytë menjëherë! Mund të dëmtojë edhe shikimin

Kur të shihni këtë video, do të ndaloni së fërkuari sytë menjëherë! Mund të dëmtojë edhe shikimin

Nëse shpesh i fërkoni sytë, është koha të ndaloni

Zakonisht kur jemi të lodhur dhe sytë mbyllen ngadalë, e kemi zakon t’i fërkojmë me duar për të larguar gjumin.


Disa e bëjnë këtë edhe kur pluhuri ose shamponi u futet në sy. Megjithatë, ndoshta është koha të ndaloni së bëri këtë…

Dr. Brian Boxer Wachler, kohë më parë ka shpjeguar ku është problemi i këtij zakoni. Ai ka postuar një imazh të syve nga rezonanca magnetike në momentin kur pacienti i fërkon me duar, transmeton Telegrafi.

Në atë imazh mund të shihni qartë se si lëviz dukshëm kokërdhoku i syrit dhe futen më tej në gropën e syrit, dhe në këtë mënyrë ato shtypen edhe më shumë…

“Mos i fërkoni sytë, sidomos nëse keni keratokonus, i cili mund ta përkeqësojë gjendjen”, ka shkruar doktori nën video.

Keratokonus është një sëmundje e syrit, në të cilën kornea është në formë kupe (normalisht është gjysmësferike). Një çrregullim në formën e kornesë prish përthyerjen e duhur të dritës në sy dhe shkakton çrregullim të shikimit. Përveç dëmtimit të mundshëm të syrit, fërkimi me duar të pista mund të çojë edhe në infeksion.

“Një cipë e gërvishtur ose e hollë e bën syrin më të prirur ndaj infeksioneve, duke përfshirë infeksionet mykotike. Ndërsa syri ka një sërë masash të pabesueshme mbrojtëse – vetullat, qerpikët e poshtëm dhe të sipërm, dhe një sistem të lagësht shpëlarjeje që aktivizohet sa herë që mbyllni sytë – ai nuk është imun ndaj infeksionit.

“Nëse sytë tuaj janë të përflakur dhe gërvishtur, ose nëse bakteret ‘gabimisht’ transferohen nga duart tuaja në sytë tuaj, ekziston një rrezik më i lartë i infeksionit të syve,” shpjegojnë ekspertët, duke shtuar disa nga infeksionet bakteriale më të zakonshme që ndodhin kur duart e pista prekin sytë:

▪ stafilokoku
▪ streptokokët
▪ salmonela
▪ Escherichia coli

Përveç kësaj, fërkimi i syve mund të shkaktojë glaukomë, e cila është shkaku kryesor i humbjes së shikimit. Mund të shfaqet në çdo moshë dhe prek nervin optik në pjesën e pasme të syrit.

Shikoni imazhin e rezonancës magnetike:

 #keratoconus #eyes ♬ Cornfield Chase – Hans Zimmer

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Thyerja e gishtit të madh: Shërimi është i gjatë dhe komplikimet janë të mundshme

Thyerja e gishtit të madh: Shërimi është i gjatë dhe komplikimet janë të mundshme

Shëndetësi
Kalo në kategori