LAJMI I FUNDIT:

Kur të përqafon personi i duhur…

Kur të përqafon personi i duhur…

Jeta është e bukur, por është komplekse.

Është e pasur me momente suksesi, gëzimi, fitoreje dhe dashurie. Por, shoqërohet edhe me dëshpërim, mposhtje, dështime dhe probleme, transmeton Telegrafi.

Sfida është që të gjitha këto të ballafaqohen me kurajë, durim dhe këmbëngulje.


Përvoja mund t’ju mësojë se edhe në kohërat më të errëta, me njerëzit e duhur pranë jush, ju mund të keni suksesi.

Përfitimet e lidhjeve përkrahëse janë të shumta.

Ka shumë vlerë nëse e rrethoni veten me njerëz të cilët dinë si t’jua rrisin disponimin dhe motivimin.

Të gjithë duhet të jemi mirënjohës për lidhjet të cilat janë burim esencial i përkrahjes dhe udhërrëfimit dhe që kontribuojnë në një jetë të lumtur e shpërblyese.

Këto lidhje të cilat i zhvillojmë e i ushqejmë me të dashurit tonë shërbejnë si bazë e cila na ndihmon të dalim në botë me vetëbesim.

Siç ka thënë edhe Steve Maraboli: “Kur personi i duhur t’ju përqafojë, kjo është si ilaç. Jam shumë mirënjohës për ata pak njerëz në jetën time që janë të mirë për shpirtin tim”. /Telegrafi/