LAJMI I FUNDIT:

Kur qanë dhe qeshë OKB-ja…

Në OKB qahet dhe qeshet…Në mes të vajit të Vietnamit dhe Libisë Jeremiqi ëndërron “krahinën jugore serbe”’ ndërsa ne konstatojmë se ‘’Kosova ka bërë përparim në të gjitha fushat e jetës’’. A mund të rrezitet Montgomery në diellin e Cavtatit pasi Kosova është “shtet funksional”’ në të gjithë territorin. Populli më ‘’optimist ‘’ në botë çuditet me botën paradoksale që e rrethon…

Në Organizatën e kombeve të bashkuara vazhdojnë të jenë të shqetësuara nga ‘’retorika që rrezikon stabilitetin’’.Vietnami është tepër i shqetësuar për të drejtat e komunitetit serb në Kosovë ndërsa Kina është akoma më e shqetësuar për gjendjen në Kosovë dhe kërkon një zgjidhje me anë të dialogut në mes të shqiptarëve dhe serbëve. Dihet tashmë shqetësimi serioz i Federatës ruse. Libia është shumë e shqetësuar për mos kryerjen e punëve në objektet e shkatërruara të kultit serb ortodoks në trazirat e marsit të vitit 2004.


Në dritën e këtij vaji për Kosovën mitiku serb Vuk Jeremiq deklaron se “Serbia kurrë , kurrë dhe kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e imponuar të Kosovës’’. Kjo është frazë për trishtim që kishte dalë nga goja e një krimineli dhe një regjimi vrasës. Aspak nuk i kishte hije bukurisë së djaloshit Jeremiq të përdor një frazë mitike. Para se të thoshte këtë frazë tragjike sa mirë do të bënte që me vrapin djaloshar të shkonte deri në Batajnicë dhe të fotografonte gjurmët e varrezave masive të mbushura me shqiptarë. Nuk është vetëm krimi masiv që do të duhej të mbushte mend Jeremiqin është edhe e drejta juridike kushtetuese me Kushtetutën e vitit 1974, e drejta demografike, e drejta politike për kombe të lira kundër vargonjëve të tiranisë…E kotë është kjo paralele faktografike për ministrin Jeremiq para vajit diplomatik të Vietnamit, Kinës dhe Libisë.

E kur të kthehemi në tokë të bukës a i kemi punët ne shqipet krenare fill e për pe. Pavarësia e Kosovës ishte çështje e kryer në vitin 1999, sikur është ‘’çështje e kryer’’ ndër vite bashkimi i Mitrovicës në një qytet brenda territorit dhe kushtetutës së shtetit të Kosovës. Por nuk është i tërë rrëfimi kështu bardh e zi në filma të viteve 50. Është dashur që nga viti 1999 deri në vitin 2008 të kalojnë vite për të dhënë vizën që të shpallet pavarësia e Kosovës nën masën e protektoratit, ndoshta në vitin 2015 mund të konstatohet se ‘’kompromisi historik ‘’ në mes të shqiptarëve dhe serbëve është ndarja e Kosovës në paralele me ndarjen e Mitrovicës. Kritikuesit e kësaj doktrine bëjnë be e rrëfe se kjo nuk mund të ndodhë sepse hapet ‘’ kutia e Pandorës’’ ,rrethi vicioz i përplasjeve etnike në Ballkanin e trazuar, si pasojë Montgomery le të rrezitet bukur në Cavtat ndërsa le të mendojë paksa më pozitivisht ‘’shpirti heretik‘’ i mendjeve ogurzeza që mendojnë skenarë të tillë…

Në të kundërt derisa qanë dhe qeshë OKB-ja , Jeremiqi gjen ngushëllim në diplomacinë e Vietnamit, Libisë dhe Burkina Fasos kushtetuta dhe shteti ndalen, meditojnë, shikojnë por nuk funksionojnë përtej jugut të lumit Ibër. Montgomery derisa rrezitet nën bukurinë e rrezeve të diellit në Cavtat e dinë këtë fakt se ku përfundon muzgu i shtetit të Kosovës. Në paradoksin e propozimit të tij ka një pjesë realiteti të cilin ka kaq pak vullnet për ta ndryshuar në funksionim real të shtetit të Kosovës. Shteti kur nuk shtrihet dhe funksionon në tërë territorin ndahet. Këtë fakt po ashtu e dinë lëkura e rrezitur e Montgomeryt.

Sa i përket Jeremiqit ai e tha fjalën e tij për ‘’krahinën jugore serbe’’, për faktin e mos pranimit të ‘’pavarësisë ilegale’’ , ‘’kurrë, kurrë dhe kurrë’’. Ne patëm fat se nuk morëm bekimin ‘’miqësor’’ të diplomacisë së Vietnamit, Burkina Fasos, Libisë dhe Kinës. Në mes të fatit patëm një fatkeqësi elementare a ka bërë Kosova ‘’progres në të gjitha fushat e jetës’’, cila është jeta shtetërore në veri të Mitrovicës. Bukur do të ishte që trupin e djegur nga rrezet e diellit të Cavtatit Montgomery në formë klasike ta lyente shpinën e rrezitur me jogurt Sharri që të kthjellet dhe ta sheh shtetin e Kosovës në veri të vendit por ai e ka të qartë se mund të rrezitet dhe të lyhet me jogurt Shumadie derisa ne këndejpari bëjmë sehir në urën e Ibrit dhe popullit i tregojmë përralla për ‘’progresin e Kosovës në të gjitha fushat e jetës’’. Përse nuk na besojnë as fëmijët e shkollave fillore e lëre më populli më ‘’optimist’’ në botë ky mbase nuk është problemi themelor…

Në trend

Më shumë
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit  – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Premier League
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Premier League
Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre

Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre

Premier League
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa

"Do të jem tifozi më i madh i Tottenhamit ndonjëherë" - Kai Havertz me deklaratë sensacionale pas fitores së Arsenalit ndaj Man united

Premier League
Kalo në kategori