Kur prindërit shkojnë në intervistë pune me fëmijët e tyre

Disa prindër të fëmijëve të Gjeneratës Z po përfshihen aktivisht në kërkimin e punës së të rinjve, duke ndihmuar me shkrimin e CV-së, dhënë këshilla për intervistat dhe madje duke kontaktuar drejtpërdrejt punëdhënësit. Por një studim i fundit tregon se kjo mund të ketë efekt të kundërt.
Sipas të dhënave të kompanisë Zety, rreth 15 për qind e të rinjve kanë shkuar në intervistë pune me prindërit e tyre, ndërsa 20 për qind kanë pasur prindër që kanë kontaktuar punëdhënësin në emër të tyre. Ky fenomen quhet “karrierë me kopilot” dhe shihet si një formë moderne e prindërimit helikopter.
Edhe pse duket si një mënyrë e mirë për të ndihmuar të rinjtë të hyjnë në tregun e punës, psikologët paralajmërojnë se kjo qasje mund të jetë negative.
@simplyy.jamieee Fun fact: Tanya and Pam are not friends. #genz #millennial #funny #genx #parents #genzparents ♬ original sound - Simplyy.jamieee
Disa punëdhënës mund ta refuzojnë kandidatin nëse prindi ndërhyn, sepse kjo tregon se personi nuk është i gatshëm të përfaqësojë veten vetë.
Studimi u zhvillua në janar 2026 me 1001 pjesëmarrës të moshës 18–27 vjeç. Rreth 20 për qind thanë se prindi i tyre kishte qenë pranë tyre gjatë intervistës – personalisht (15 për qind) ose virtualisht (5 për qind). Po ashtu, 18 për qind morën këshilla direkte për negociata, ndërsa 10 për qind raportuan se prindërit negociuan në emër të tyre.
Psikologët theksojnë se prindërit kanë ndikim të madh në vendimet e karrierës së fëmijëve, veçanërisht për shkak të marrëdhënieve mes prindër-fëmijë dhe ankthit që ekziston sot në tregun e punës. /Telegrafi/
@simplyy.jamieee I’ve talked to my employees parents way to many times. #genz #millennial #office #funny #teamwork #moms ♬ original sound - Simplyy.jamieee

















































