LAJMI I FUNDIT:

Kur nobelistja Annie Ernaux vizitonte Shqipërinë komuniste

Kur nobelistja Annie Ernaux vizitonte Shqipërinë komuniste

Fituesja e Çmimit Nobel për Letërsi, Annie Ernaux, që është e njohur për angazhimin e saj social dhe bindjet e saj të majta, ka qenë pjesë e një grupi turistësh që kanë vizituar Shqipërinë komuniste në vitin 1975. Madje jo vetëm kaq, por falë imazheve që bashkëshorti i saj i ndjerë ka filmuar me një kamerë “Super-8”, kemi mundësi të shohim filmimet e asaj që nobelistja ka përjetuar gjysmë shekulli më parë. Njëri nga djemtë e saj, kineast, i ka mbledhur të gjitha arkivat filmike të prindërve dhe ka ndërtuar me to një dokumentar, tekstin e të cilit e bën vetën nobelistja Ernaux.

Në dokumentarin që u prezantua vitin e shkuar në festivalin e Kanës dhe që do të jetë në kinematë franceze në dhjetorin e ardhshëm, janë rreth gjashtë minuta nga eksperienca e Annie Ernauxit në Shqipërinë e mbyllur enveriste.


Shkrimtarja tregon detaje: që nga zgjedhja e këtij udhëtimi misterioz, deri te fakti që duhej të ndryshonte veshjen në aeroport: “Na detyruam të ndryshojmë veshjet. Na zhveshën nga shenjat e dekadencës borgjeze. Gratë hoqën pantallonat dhe veshën fustanet”, tregon ajo me zërin e saj për vendin ku ende “peizazhet nuk ishin defiguruar nga dyndja e betonit”.

Çifti udhëton bashkë me tetë turistë të tjerë në Tiranë, Durrës, Butrint dhe nobelistja e ardhshme kalon kohën duke lexuar të vetmin roman që e ka gjetur të përkthyer në frëngjisht: “Juga e bardhë” e Jakov Xoxës. Ajo evokon qetësinë e qyteteve pa makina, shpjegon karakteristikat e regjimit shqiptar, dështimin për ndërtimin e njeriut të ri, dhe pamundësinë për tu takuar me njerëzit e zakonshëm ndërsa bënin plazh përpara hotel Adriatikut.

“Nuk e imagjinonim atëherë se nga të gjitha statujat e ngritura për lavdinë e regjimit, pas 20 vjetësh nuk do të mbetej asgjë”, tregon Ernaux,

Videon mund ta shihni: KËTU (ky dokumentar mund të gjendet online edhe në faqen e tevevizionit franko gjerman ARTE.tv. /Lapsi/

Në trend Kultura

Më shumë
Ali Pasha donte marrëdhënie diplomatike e tregtare edhe me Amerikën e largët!

Ali Pasha donte marrëdhënie diplomatike e tregtare edhe me Amerikën e largët!

Kulture
Liria 1.7

Liria 1.7

Kulture
IDIL I VDEKUR

IDIL I VDEKUR

Poezi
S’KA RRUGËDALJE

S’KA RRUGËDALJE

Poezi
DASHURIA ERDHI

DASHURIA ERDHI

Poezi
Unë jam gjeni!

Unë jam gjeni!

Fjala+
Kalo në kategori