Nga: Roland Qafoku
Shkrimtari, poeti dhe nobelisti kilian Pablo Neruda ka qenë i njohur për pikëpamjet e tij antifashiste. Për këtë dhe për talentin e tij, ka qenë i përkthyer edhe në Shqipërinë e pasluftës së Dytë Botërore.
Por, nuk dihej afeksioni i tij për regjimin stalinist të Enver Hoxhës duke e mbështetur hapur atë. Këtë e vërteton një telegram i shkruar prej Nerudës në adresë të diktatorit Enver Hoxha, 68 vjet më parë. Dhe a e dini për çfarë? Për nder të 10-vjetorit të themelimit të Partisë Komuniste të Shqipërisë!
Në arkivin tim zbulova se në një broshurë-libër të botuar nga Komiteti Qendror i PPSH-së në vitin 1951, shkrimtari kilian i është drejtuar personalisht Enver Hoxhës, në atë kohë sekretar i Përgjithshëm i partisë dhe kryeministër, përmes një letër-telegrami.
Ishte normale për atë përvjetor që Enver Hoxhës t’i shkruanin liderë komunistë nga Bota, si Mao Ce Duni i Kinës dhe Kim Ir Seni i Koresë së Veriut e të tjerë liderë komunistë, gjë që e kanë bërë. Por, që pas tyre një gjë të tillë ta bënte edhe Pablo Neruda, i cilësuar nga Gabriel Garcia Marquez si poeti më i madh i shekullit të XX, kjo është diçka më shumë se sa habi.
Madje, në fjalët drejtuar Enver Hoxhës, Neruda zbulon se ka patur edhe ftesë zyrtare të posaçme në adresë të tij të vinte në Shqipëri për të marrë pjesë në festimet e 10-vjetorit të themelimit të Partisë së Punës së Shqipërisë. Kjo tregon se marrëdhënia e Pablo Nerudës me Enver Hoxhën nuk ka qenë vetëm formale. Vetë Neruda sqaron se ka patur shumë dëshirë ta bënte realitet vizitën, por angazhime e tjera nuk ia kanë mundësuar.
Çdo të ndodhte nëse nobelisti do vinte në Shqipëpëri? Nuk dimë ta themi këtë, por të paktën do kishte një dëshmitar i profilit të lartë për të parë me sytë e vetë “mrekullinë e tetë të botës”. Ku i dihej, zhgënjimi mund ta frymëzonte për të shkruar ndonjë poezi a roman. Megjithatë, letra e shkruar ndaj diktatorit Hoxha flet më shumë se sa supozimet.
Më poshtë fjalët drejtuar Enver Hoxhës:
“Shokut Enver Hoxha Sekretar i Përgjithshëm i Partisë së Punës së Shqipërisë,
Tiranë
Detyrat e Këshillit Botëror të Paqes më ndalojnë udhëtimin për në Republikën Popullore të Shqipërisë, të cilën do të dëshiroja shumë ta vizitoja.
Lutemi pranoni në këtë përvjetor përshëndetjet e mija të nxehta për qeverinë tuaj popullore dhe dashurinë time për popullin shqiptar.
Pablo Neruda”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Aktori Armond Morina detyrohet t'i paguajë 100 mijë euro Ministrisë së Kulturës

Vrasja e Luigj Gurakuqit nga kushëriri i tij, për interesat e Ahmet Zogut

Jeta në komunizmin shqiptar

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

NË MUNDSH

Arroganca e pushtetit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës