LAJMI I FUNDIT:

Kur Nikollën s’e merr as lumi

Po, po. Tamam ashtu është: “kur Nikollën e shpëton vetëm lumi, paçka se ne jemi mësuar me atë shprehjen popullore: “të merr lumi”. Atë se shpëton askush tjetër, veç atij që ishte nisur për ti marrë jetën. As ne! Po të fali vorbulla e tij dhe Zoti! – po, – sepse gjithë të tjerët bëjnë sehir dhe cofin në pafuqinë e vet. Këtë brengë të madhe, të pështjelluar me vdekje, e ka vuajtur edhe Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), shoferi që merret me realizimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.

A thua vallë BDI e dëshiron më të vërtet këtë për partnerin e tij të koalicionit. Disa thonë po, e disa jo. Për skeptikët përgjigja është po, pasi që BDI sipas tyre e ka humbur mejdanin politik në oborrin e qeverisë, ndërsa për optimistët ende ekziston shpresa për të zgjedhur problemet që i tangojnë shqiptarët e Maqedonisë. Po filloj nga skepticizmi dhe dëshira e BDI-së që Nikollën ta marrë lumi.


Nëse Marrëveshja e Ohrit ishte një instrument paqeje në një kohë lufte, që mbylli për një kohë relativisht të gjatë horizontin e veprimit politik të shqiptarëve rreth një dokumenti që ato i quajti 20%, Marrëveshja e Ohrit do duhej që deri tash ti takonte historisë dhe të ishte model për parandalim konfliktesh për vendet tjera me probleme të përafërta. Siç e dimë kjo nuk ndodhi. Dhe kjo marrëveshje u paraqit si infrastrukturë që do të sheshonte padrejtësitë e akumuluara në dy dekada nga sistemi i egër shtetëror, i ushqyer mjaft mirë gati nga të gjitha shtresat e popullit maqedonas.

Tejkalimi i afatit 2004 të kësaj marrëveshje tregon se cila ishte tendenca e palës maqedonase ndaj përmbushjes së kërkesave të shqiptarëve. Ndarja territoriale ishte shenja e parë se përvetësimi i kësaj marrëveshje në dorën e maqedonasve do të gjente përkthim etnocentrik, njëlloj sikur djallit ti japësh të praktikojë Kuranin. Shtrembërimi dhe tjetërsimi i kuptimit të kësaj marrëveshje, polli ligje diskriminuese për shqiptarët, si ligji për përdorimin e simboleve, ligjet për dokumentet personale, shkelja e ligjit për amnisti, ligji poshtërues për gjuhën shqipe dhe shumë shembuj të kësaj natyre.

Eksperienca gati 10 vjeçare e implementimit nxori në shesh një diskriminim akoma më të madh, diskriminimin ekonomiko-financiar të shqiptarëve, ashtu që shqiptarët janë kontribuues jetik për buxhetin e Maqedonisë në masë deri 30-40% në buxhet, kurse mjete kthyese në formë investimi marrin shuma të ulëta 3-4%, ky disproporcion enorm fillon nga investimet kapitale, zonat ekonomike, ndarja e buxhetit për kulturë, rini dhe sport, buxheti katastrofal për arsimin shqip apo sistemin shëndetësor në vendbanimet shqiptare etj.

Shqiptarët as duhet të jenë të kënaqur me Gruevskin e as të pakënaqur. Gruevski luan ashtu siç i mundësohet. Dhe ajo është normale. Në politikë çdokush bënë atë që i mundësohet dhe atë që mundet. Liderët tanë të cilët gjatë gjithë kohës reklamojnë patriotizëm të rrejshëm, kur shkojnë në pushtet fare lehtë patriotizmin e këmbejnë me ndonjë profit personal. Që nga ai moment më tej nuk mund të jeni më tepër se një vasal.

Pra për zgjidhjen e problemit shqiptar në Maqedoni nuk është faktor Gruevski apo Crvenkovski ose kushdo qoftë, por shqiptarët. Problemi është te ne .Madje budallallëk është të mendohet se duhet luftë sërish për përmirësimin e politikës së qeverisë. Po të ketë një konsensus elementar për çështje kyçe në mes partive politike shqiptare, s’ka nevojë për kurrgjë tjetër pos të ndonjë proteste demokratike.

Tehun e presionit duhet ushtruar në drejtim të zgjidhjes së problemeve me Greqinë, që pastaj shteti të hyjë në NATO dhe të fillojë bisedimet për kyçje në Unionin Evropian. Pa të investime të jashtme nuk mund të ketë. Kjo është dëshmuar në të gjitha shtetet që kanë kaluar nëpër këto procedura. Nuk ka nevojë për retorika agresive dhe kërcënuese, por për një politikë qartë të definuar e cila do të ushtroj presion brenda qeverisë, me kushte që partia në opozitë haptazi t’i përkrah veprimet e partisë në pushtet që kanë të bëjnë me presionin për çështjet etnike, madje të kërkoj më tepër se çka është e mundshme.

Partitë shqiptare në mes veti duhet të ndeshen në lidhje me atë se sa ka ecë procesi i Ohrit dhe sa janë zhvilluar ekonomikisht trojet shqiptare. Zaten, për atë punë edhe janë. Le ti harrojnë pak profitet personale. Partitë shiptqre, po ashtu duhet të bëjnë seleksionim të mençur të kuadrove që përfshihen në administratë e jo me lista partiake siç kanë bërë dhe edhe më shumë bëjnë tani. Ajo është devalvim i vlerave themelore të një shoqërie.

Ditë me parë në mediume patën prezantuar person të pranuar në administratë, i cili as di gjuhë, e as di se pse është aty. Së paku BDI nuk guxon të bëjë lëshime, a fakt është se kemi funksionim katasrofal. Njerëzit nuk flijuan për kështu veprimesh. Por, të presim në ngritjen e vetëdijes së popullatës. Ja edhe unë si shumë skeptik tjerë, mendoj se vetëm nëse lumi e merr Gruevskin ne mund të prosperojmë, se për ndryshe do zhytet edhe BDI në lum. Harrova optimistët – te ata ka mbetur shpresa deri në qershor andaj edhe ne besojmë shumë, për arsye se atëherë fillon viti shkollor e ndoshta partia shqiptare në pushtet ulet e mëson diçka në bankat shkollore!?!

info@alibinews.net

Në trend

Më shumë
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Shkencëtarët zbuluan se sa orë në ditë duhet të ulemi, të flemë, të qëndrojmë në këmbë dhe të ushtrohemi

Shkencëtarët zbuluan se sa orë në ditë duhet të ulemi, të flemë, të qëndrojmë në këmbë dhe të ushtrohemi

Shëndetësi Lajme
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
FSK trajnohet për automjetet luftarake Vuran

FSK trajnohet për automjetet luftarake Vuran

Siguri
Kalo në kategori