LAJMI I FUNDIT:

Kur ndihen më së miri femrat

Kur ndihen më së miri femrat

Femrat e ndiejnë veten më seksipile me 28 vjet, ndërsa më së miri ndihen me 32 vjet.

Femrat rrallë janë të kënaqura me pamjen e tyre dhe gjithmonë kanë diçka që do ta kishin ndryshuar të paktën pak, por hulumtimi i prodhuesit britanik të produkteve higjienike Lil-Lets ka treguar që megjithatë ekzistojnë periudha në jetë kur janë tërësisht të kënaqura me veten.

Sipas hulumtimit, përplot me vetëbesim janë me 32 vjet, edhe pse katër vjet më herët janë ndier më së shumti seksi. Në moshën 32-vjeçare tri të katërtat e femrave kanë pranuar pamjen e tyre dhe nuk do ta ndryshonin në asnjë rast, ndërsa më shumë se gjysma janë krenare për trupin e tyre.

Gati një e katërta e femrave të kësaj moshe besojnë që arma më e fortë janë sytë e tyre, derisa një e pesta theksojnë gjoksin si atributin kryesor, derisa 13 për qind e tyre konsiderojnë që truri i tyre është arma më e fortë në jetë.

Përqindja më e madhe e femrave, madje 41 për qind, do të ndryshonin pamjen e këmbëve të tyre nëse do duhej të ndryshonin diçka, sepse konsiderojnë që duhet t’i kenë më të gjata dhe më të dobëta.

Arsyeja pse në të tridhjetat janë të mbushura me vetëbesim merret vesh nga përgjigjet e 60 për qind të tyre të cilat besojnë që për këtë kanë meritë synimet e qarta jetësore, ndërsa më shumë se gjysma konsiderojnë që një nga arsyet kryesore është marrëdhënia stabile me partnerin dhe jeta e mirë shoqërore. /Telegrafi/