LAJMI I FUNDIT:

Kur kanë të drejtë t’i përdorin armët policët e Kosovës?

Kur kanë të drejtë t’i përdorin armët policët e Kosovës?

Plagosjet nga Policia e Kosovës karshi personave të dyshuar për vepra penale janë shtuar. E përdormi i armëve nga policët e Kosovës është e rregulluar më ligj. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në nenin 27-të, të ligjit përcaktohen momentet kur policëve iu lejohet të përdorin armët.

Revolet të cilat i mbajnë në brez, policia kanë filluar t’i përdorin më shpesh.


Rasti i fundit kur një zyrtar policor shkrep armën e tij karshi një të dyshuari, ishte të dielën në Vranjevc të Prishtinës.

E këto raste kur një polic drejton armën karshi dikujt që dyshohet për një vepër penale janë shumë specifike.

“Zyrtari policor është i autorizuar të posedojë dhe ta bartë armën zyrtare të zjarrit të lejuar nga policia. Zyrtari policor është i autorizuar ta përdorë armën e zjarrit vetëm atëherë kur është absolutisht e domosdoshme dhe vetëm deri në atë nivel që kërkohet për ta arritur objektivin ligjor të policisë, kur përdorimi i saj është në proporcion me shkallën e rrezikut dhe seriozitetin e veprës penale në atë situatë, dhe vetëm nëse konsiderohet se me përdorimin e mjeteve më të vogla të forcës nuk do të arrihen objektivat legjitime të policisë”, thonë nga Policia e Kosovës.

Bastisje në Prishtinë, polici në vetëmbrojtje qëllon me armë të dyshuarin
Lexo po ashtu Bastisje në Prishtinë, polici në vetëmbrojtje qëllon me armë të dyshuarin

Mirëpo, ligjet me të cilat funksionon Policia e Kosovës duket se janë mjaft të qarta për çdo lëvizje që i lejohet apo jo të bëjë një polici.

“Ligji i policisë përcakton shumë mirë se si Policia mund të përdor armët në momente të caktuar atëherë kur mbron jetën e qytetarëve e jetën e tyre në momente të caktuara. Mendoj që në këtë drejtim s’ka shumë për tu thënë pasi ligji e përcakton mjaft mirë kur duhet të përdoret arma. Më heret ishin rregulloret e  UNMIKU-t, pastaj është bërë ligji në vitin 2008 për Policinë e Kosovës, ku janë të përfshira të gjitha standardet”, ka thënë Nuredin Ibishi – njohës i çështjeve të sigurisë.

Se këtu nuk ka vend për dyshime rreth përdorimit të tyre nga zyrtarët policorë e thotë edhe Avni Islami.

“Kemi parë ditët e fundit që Policia e Kosovës ka përdorur armët ndaj të dyshuarve dhe në aspektin profesional të Policisë, këta janë të fundit që i nxjerrin revolet nga brezi. Ata e vlersojnë se kur duhet të përdoret forca profesionale. Rastet e fundt që policia i ka përdorur armët në asnjë rast nuk  e  ka shkelur ligjin dhe forcën fizike e kanë bërë në promocion të forcës së të dyshuarit. Policia e Kosovës është treguar profesionale”, ka vlerësuar Avni Islami- njohës i çështjeve të sigurisë.

Zyra për informim në Policinë e Kosovës nuk ka dhënë statistika se sa është numri i rasteve kur zyrtarët policorë kanë gjuajtur në drejtim të të dyshuarve që nuk iu kanë bindur urdhërave të policëve.

Ani pse ditëve të fundit armët e punës, Policia e Kosovës i përdori edhe jashtë aksioneve policore siç ishte rasti i Badovcit e Graçanicës javës së fundit./Portali D/