LAJMI I FUNDIT:

Kur femra nuk shijon seksin – këto janë metodat e shërimit

Kur femra nuk shijon seksin – këto janë metodat e shërimit

Humbja e dëshirës, mungesa e orgazmës ose dhimbja gjatë seksit në femra – quhet disfunksion seksual

Mosfunksionimi seksual në gratë mund të ndodhë herë pas here ose në mënyrë periodike, dhe në disa raste të përhershme. Ky problem mund të ndodhë në situata të caktuara, por edhe në çdo marrëdhënie seksuale.


Nëse një femër dhe partneri i saj nuk mund të “kenë forca” për të zgjidhur këtë problem, ata duhet të kontaktojnë me mjekun dhe ekspertët rekomandojnë disa nga trajtimet mjekësore ose alternative.

Trajtime mjekësore

Trajtimet efektive shpesh kërkojnë ndarjen e shëndetit nga ndryshimet hormonale. Prandaj, ka disa ilaçe që mjekët i përshkruajnë.

– Flibaserini – iu përshkruhet femrave me preferencë të ulët seksuale në para-menopauzë me këshillën që të mos konsumojnë alkoolin për shkak të efekteve anësore. Nëse nuk ka përmirësim në periudhën tetë javore, trajtimi duhet të ndërpritet.

– Terapia e estrogjenit përfshin një unazë vagjinale, krem ose pilula. Ajo përmirëson mosfunksionimin e tonit vaginal dhe elasticitetit, rrit rrjedhjen e gjakut në organ dhe siguron lubrifikim më të mirë.

– Androgjen – Terapia e rritjes së testosteronit. Pavarësisht nga fakti se femrat kanë shumë më pak testosterone se sa meshkujt, është e rëndësishme në funksionin seksual. Kjo terapi hormonale kërkon vëmendje të mundshme mjekësore për shkak të problemeve mjekësore.

GettyImages

Këshilla për të gjitha gratë me probleme të mosfunksionimit seksual

– Shmangni alkoolin -Lëreni cigare – Jini aktive fizikisht -Gjeni kohë për t’u çlodhur dhe relaksuar

Përveç të gjitha këtyre, ekzistojnë edhe terapitë premtuese për përmirësimin e kënaqësisë seksuale, të cilat përfshijnë:

– Ndërgjegjësimi – një lloj meditimi, qoftë i vetëm ose i grupit, që e bën një grua të rrisë ndërgjegjen, pranon realitetin, respekton mendimet dhe emocionet e saj pa gjykim.

– Akupunktura – aplikimi i saj në pika të caktuara në trup mund të kenë efekte pozitive te mosfunksionimi seksual te femrat.

– Joga – një seri pozicionesh dhe ushtrime të kontrolluara të frymëmarrjes ndihmojnë në fleksibilitetin e trupit dhe mundësojnë një mendje të qetë. Disa ushtrime mund të kanalizojnë energji seksuale dhe të përmirësojnë funksionin.

Në çdo fazë të jetës mund të ketë një ndryshim në dëshirat seksuale, eksitim dhe kënaqësi. Përshtatja dhe pranimi i këtyre ndryshimeve nënkupton eksplorimin e aspekteve të reja për funksionim më të mirë seksual. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori