Në vitet 1400, Kina kishte një nga flotat detare më të mëdha në botë – 3500 anije në periudhën kulmore të saj (flota amerikane numëron sot vetëm 430 të tilla). Disa prej tyre kishin një madhësi pesë herë më të madhe se anijet e ndërtuara në Evropë, në atë kohë. Deri në vitin 1525, e gjithë “Flota Thesar” e Kinës u shkatërrua: janë djegur në portet e tyre detare ose u lanë nga qeveria të kalben. Kina ishte gati të lundronte rreth globit, dekada para evropianëve, por dinastia Ming u tërhoq në vetvete dhe hyri në një rënie 200-vjeçare.
Pak njerëz në Perëndim kuptojnë se sa e zhvilluar ishte Kina ekonomikisht dhe teknologjikisht në vitet 1400. “Flota Thesar” ishte e gjerë – disa anije ishin deri në 120 metra të gjata (Santa Maria e Kolombit ishte vetëm 19 metra). Një anije kineze mund të ketë disa kuverta brenda saj, deri në nëntë shtylla, dymbëdhjetë vela dhe dhoma luksoze dhe ballkone, me një ekuipazh deri në 1500 persona. Në një udhëtim, 317 nga këto anije u nisën në lundrim në të njëjtën kohë.
Nën komandën e admiralit Eunuk Zheng He, kinezët lundronin rregullisht drejt Afrikës, madje dekada para se Kolombi të kishte lindur. E, megjithatë, ata nuk e pushtuan botën. Në vend të kësaj, kinezët vendosën të shkatërrojnë anijet e tyre dhe të ndalojnë lundrimin në Perëndim. Në vitet 1470, Qeveria shkatërroi arkivat e Zheng Hesë që ekspeditat e tij të mos përsëriteshin. Dhe, në vitin 1525, të gjitha anijet në “Flotës Thesar” ishin zhdukur.
Historianët kanë shpjegime të ndryshme. Perandori Yongle u shpërqendrua nga një luftë toke kundër mongolëve, një konflikt në të cilin marina ishte e parëndësishme, për shembull. Të tjerë argumentojnë se kostoja e madhe e ekspeditave të “Flotës Thesar” vlente sa thesari me të cilin ata ktheheshin.
Por, Angus Deaton, ekonomist në Princeton dhe fitues i çmimit “Nobel”, parapëlqen një teori tjetër. Në librin e tij “Arratisja e madhe: Shëndeti, Pasuria dhe Origjina e pabarazisë”, ai argumenton se kinezët dogjën anijet e tyre në një përpjekje për të kontrolluar tregtinë e jashtme.
“FlotaThesar” u braktis me kërkesë të elitës politike brenda shërbimit civil të perandorit, i cili ishte vënë në alarm nga krijimi i një klase tregtare të sapopasuruar.
“Perandorët e Kinës, të shqetësuar për kërcënime të mundshme të pushtetit të tyre nga tregtarët, ndaluan lundrimet në oqean në vitin 1430, kështu që eksplorimet e admiralit Zheng He ishin një fund, jo një fillim”, shkruan Deaton.
Kina u tërhoq në vetvete dhe revolucioni industrial lindi fillimisht në Evropën Perëndimore, tre shekuj më vonë. Ndikimi i Kinës në botë u zvogëlua deri në vitet 1600. Dhe vetëm në 10 vitet e fundit pakashumë, Kina kapi plotësisht Perëndimin.
Gjatë pushimit të kafesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të këtij viti, Deaton pyetet nëse ai mendonte se historia e “Flotës Thesar” u bë së fundmi e rëndësishme, duke pasur parasysh dëshirën e papritur të SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe të tërhiqen nga marrëveshjet e tregtisë së lirë ndërkombëtare në favor të politikave mbrojtëse. Gjithashtu, u pyet nëse mendonte se frika e tregtisë mund të jetë një funksion i rritjes së pabarazisë në Perëndim. Kur shoqëria bëhet shumë e pabarabartë, elitat kanë tendencë të fitojnë fuqi të mjaftueshme për të përdorur qeverinë, për të siguruar avantazhe artificiale që t’i mbrojnë ata nga konkurrenca.
Me një fjalë, mos vallë ndodhemi përpara një momenti të ngjashëm me atë të “Flotës se Thesarit” e ndërkohë nuk po arrijmë të shohim rrezikun e elitës së mbështetur nga merkantilizmi-rentier (Rentiér – një njeri që jeton me rentë)?
“Shumë pabarazi vijnë si rezultat i këtyre formave të marrjes së qirasë, të shkosh në Washington dhe të kërkosh: ‘Mbro industrinë time, ose më lejoni të vendos vlerën që dua mbi çmimet farmaceutike, dhe të aprovosh një ligj që thotë se çdo gjë që është miratuar nga FDA (Food and Drug Administration) duhet të merret përsipër nga skemat e shërbimit shëndetësor të qeverisë, në thelb kjo është legalizim i vjedhjes’”, tha Deaton. “Pra, në SHBA ju keni një numër të madh njerëzish nëpër banka, kompani farmaceutike, ushtri dhe kështu me radhë, të cilët po pasurohen jashtëzakonisht duke vjedhur gjëra thelbësore dhe mendoj se kjo gjë nevrikos pafund [njerëzit]”.
Paketat e ndihmës financiare për bankat iu dhanë me qindra miliarda njerëzve që ishin ndoshta më të pasurit që planeti ka parë ndonjëherë, apo jo? Tashmë nuk të bën përshtypje e nuk të bën të ndihesh i mjerë, megjithëse asokohe ke qenë i zemëruar. Kjo është e vërteta ku pabarazia na vret realisht. Këta njerëz po shpërblehen për të na dëmtuar.
Kështu, gjetja e një lidhjeje të drejtpërdrejtë, nga “Flota Thesar” e 1400-ve deri te situata e sotme me Trumpin dhe Brexit-in, mbetet një përpjekje.
Por, kjo është pak më shumë se ironike që, 500 vjet pasi Zhenge He nisi lundrimin, perandoria kineze është duke lutur Perëndimin që t’i mbajë rrugët tregtare të hapura. Perëndimi, ndërkohë, do të vendosë barriera të reja. Në të njëjtën kohë, kur me Deatonin diskutohej fati i “Flotës Thesar”, presidenti kinez, Xi Jinping, u ngjit në skenë në Davos për të kritikuar frikën e Trumpit dhe SHBA-ve ndaj tregtisë ndërkombëtare. Ai përdori termat detarë për ta bërë këtë:
“Nëse dikush është gjithmonë i frikësuar nga deti, do të mbytet në oqean shpejt ose vonë. Kështu, ajo çka Kina bëri ishte hedhja e një hapi të guximshëm përpara dhe ‘u përshtat’ në treg. Ne kemi pasur pjesën tonë ‘të mbytjes në ujë’ dhe kemi hasur shpesh dallgë. Por në këtë proces kemi mësuar të notojmë. Ajo ka qenë zgjedhja e duhur strategjike … ju pëlqen apo jo, tregu global është një oqean i madh që nuk mund t’i shpëtosh”, tha Xi Jinping.
Pa asnjë dyshim që admirali Zhenge He do të kishte dhënë aprovimin e tij. /Business Insider/Monitor/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Kërkohet shtrenjtimi i energjisë elektrike në Kosovë, rreth 35 për qind](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/energy_price_tlg-780x439-1.jpg)
Kërkohet shtrenjtimi i energjisë elektrike në Kosovë, rreth 35 për qind
![Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/f1309527-e577-4288-a563-50c1d2040ec2-780x439.jpg)
Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re
![Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/464408704_1096434705819531_7403589985668742867_n-1-1-1-780x439.jpg)
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
![Dashuria fillon në Central Park!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Foto-Artikull-1-780x439.png)
Dashuria fillon në Central Park!
![Musk do ta vlerësojë veten nëse ka konflikt interesi kur merr pjesë në tenderët e shtetit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/musk-780x439.jpg)
Musk do ta vlerësojë veten nëse ka konflikt interesi kur merr pjesë në tenderët e shtetit
![Miliarda euro të BE-së nga Plani i Rritjes kushtëzohen me dialogun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kosova-para-e1738865439183-780x439.jpg)
Miliarda euro të BE-së nga Plani i Rritjes kushtëzohen me dialogun Kosovë-Serbi
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër