LAJMI I FUNDIT:

“Kur e pyeta për shtyrje, më tha jo”, Rashiq: Guvernatori i BQK-së është i vendosur se rregullorja është me vend

“Kur e pyeta për shtyrje, më tha jo”, Rashiq: Guvernatori i BQK-së është i vendosur se rregullorja është me vend

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka treguar se Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili nuk ka pranuar që të shtyhet vendimi për zbatimin e rregullores së BQK-së, lidhur me dinarin serb.

Ai tha se BQK-ja është organ i pavarur dhe ata vendosin vetë.

“Së pari disponimi siç e kemi bërë të ditur është që ekziston një kuptim i situatës që na duhet një periudhë tranzicioni. Duhet të kuptoni që BQK është organ i pavarur dhe ata vendosin vetë sikurse parasheh edhe ligji”, tha Rashiq.


Rashiq ndan detaje nga takimi me Guvernatorin e BQK-së dhe Kurtin, lut serbët të injorojnë lajmet e rreme për mbylljen e institucioneve
Lexo po ashtu Rashiq ndan detaje nga takimi me Guvernatorin e BQK-së dhe Kurtin, lut serbët të injorojnë lajmet e rreme për mbylljen e institucioneve

Ministri shtoi se ka vërejtur një këmbëngulje të guvernatorit se rregullorja është me vend, dhe se edhe ai pajtohet me këtë gjë.

“Unë e kam vërejtur te Ismaili një këmbëngulje se rregullorja është me vend dhe unë pajtohem me këtë, kur e kam pyetur për shtyrje më ka thënë ‘jo’, por megjithatë, ne si qeveri ndoshta mund ta japim një rekomandim, por e padiskutueshme është që BQK-ja është instrumenti që vendos vet”, tha Rashiq.

Ai theksoi se veprimet e BQK-së beson që janë me vend. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

Siguri
Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë

Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë

Siguri
Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë

Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë

Politikë
Kryeprokurorja belge: Raporte 'tronditëse' u zbuluan në përgjimet e SKY ECC për grupet kriminale shqiptare

Kryeprokurorja belge: Raporte 'tronditëse' u zbuluan në përgjimet e SKY ECC për grupet kriminale shqiptare

Lajme
Presidenti i Bangladeshit i kërkon Kosovës të blejë nga vendi i tij veshje dhe barna

Presidenti i Bangladeshit i kërkon Kosovës të blejë nga vendi i tij veshje dhe barna

Lajme
Pacolli reagon ndaj deklaratave të Kurtit në Pejë: Të ndalet gjuha e urrejtjes si mjet politik për t’iu ikur dështimeve reale

Pacolli reagon ndaj deklaratave të Kurtit në Pejë: Të ndalet gjuha e urrejtjes si mjet politik për t’iu ikur dështimeve reale

Lajme
Kalo në kategori