Ka arsye të pafundme se përse njerëzit vendosin ta tradhtojnë partnerin – por çfarë supozohet të bëni kur afera të ketë përfunduar dhe ju ende dëshironi ta vazhdoni lidhjen me partnerin?
Sipas ekspertëve, ju gjithmonë duhet ta mbani sekret tradhtinë – pasi që nëse i tregoni partnerit ju vetëm do të shkaktoni dëme, transmeton Telegrafi.
Këshilluesja e problemeve martesore dhe terapistja e seksit, Megan Fleming, ka thënë se ju jeni ajo që e bartni fajin, ndërkaq kur afera të ketë përfunduar, ju absolutisht nuk duhet t’ia përcillni këtë të vërtetë partnerit.
Në vend se ta ndani dhimbjen, Dr. Fleming sugjeron të përqendroheni në vetveten dhe ta identifikoni arsyen prapa aferës.
Ndonëse ka kuptim këshilla për të mos i treguar partnerit në mënyrë që ta kurseni nga një dhimbje e madhe, kjo gjithashtu nënkupton se do ta mbani tërë jetën një sekret shumë të madh.
Për këtë çështje, ekspertët kanë filluar të ndahen në dy mendime, ku ekspertja tjetër e lidhjeve, Susan Winter, thotë se ka raste kur duhet ta mbani sekret, e ka disa raste kur duhet ta tregoni të drejtën.
Sipas Winter, se a duhet t’i tregoni partnerit apo jo varet nga lloji i tradhtisë që e keni pasur.
Nëse ka qenë diçka që ka ndodhur vetëm një herë dhe shkas ka qenë alkooli, atëherë mos i tregoni.
Por nëse afera ka qenë zgjedhje e juaj e përsëritshme, atëherë kjo nënkupton se ekziston një problem brenda lidhjes ose brenda vetes tuaj dhe kështu duhet t’i rrëfeheni partnerit.
Në anën tjetër, disa psikologë tjerë thonë se nëse partneri dyshon se po e tradhton dhe ju pyet drejtpërdrejt se a jeni duke e bërë këtë, atëherë është e rëndësishme t’ia tregoni të vërtetën menjëherë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëThonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë
Kështu duhet ta joshni një mashkull në takimin e parë!
Përse flokët e gjatë nuk janë për gratë më të moshuara
Në prill, nuancat e pazakonta të flokëve janë në trend! Dominojnë tri ngjyra, xhufkat dhe një model flokësh
Pse acidi folik është kaq i rëndësishëm për shtatzënat
Rregulla nr. 1 për ndukje të padhembshme të vetullave
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi