Gabimin e mbrojtjes vendase e shfrytëzoi Karim Benzema për epërsinë e parë të mysafirëve (21’).

Kaka me një gol të bukur (35’) e dërgoi ekipin e tij në pushim me avantazh të dyfishtë.


Jose Rodriguez pranoi një top nga Benzema për ta trefishuar rezultatin në pjesën e dytë (67’).

Dhjetë minuta më vonë, Javi Lara e shënoi golin e nderit për vendasit (77’).

Pas një kombinimi me Kaka, Benzema shënoi golin e dytë personal në ndeshje (88’)

Padyshim që Real Madridi është favorit për të vazhduar në 1/8 e finales, pasi ndeshja kthyese zhvillohet në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/

telegrafi sport app