Që nga data 20 janar ka filluar, për të 26-tën herë, Kupa Afrikane e Kombeve, që organizohen çdo dy vite dhe e cila këtë vit zhvillohet në Ganë.
E organizuar për të parën herë në vitin 1957 me vetëm tri vende që garonin për çmimin kryesor, këtë vit kjo garë përfshin 16 pjesëmarrës të ndarë në katër grupe, që do të luftojnë për të fituar titullin e kombëtares më të mirë të kontinentit.
Suksesi i vazhdueshëm i kësaj gare që kur filloi, më se 50 vite më herët, sot ka arritur deri në shkallën sa që tashmë krahasohet me Kampionatin Evropian dhe përfshin disa nga lojtarët më të njohur në botë.
Nuk është edhe shumë befasi që progresi i shpejtë i futbollit në Afrikë, nxitë edhe agjentë nga pothuajse çdo klub i madh evropian të zbresin në Ganë gjatë javëve të ardhshme, që të gjithë të etur të zbulojnë ndonjë Samuel Eto’o, Didier Drogba ose Michael Essien të ri.
34 lojtarë të Premierligës
Atje do të jenë një numër i madh i lojtarëve që kërkojnë të fitojnë trofeun e kësaj gare dhe paraqitjet e të cilëve gjatë turneut, do të shtojnë numrin e tifozëve nga Evropa.
Në këtë Kupë do të ketë 34 përfaqësues të 10 kombëtareve të ndryshme, që luajnë vetëm në klubet e Premierligës, derisa klube të pothuaj secilës ligë të fuqishme evropiane kanë zbrazur skuadrat e tyre, për shkak të largimit të lojtarëve drejt kësaj ngjarje.
7 fitues në dhjetë garat e fundit
Derisa kualiteti i paraqitjeve mund të ndryshojë nga një lojë spektakolare deri në një qesharake, atmosfera e krijuar nga publiku i çmendur për futbollin e tyre i jep një gjallëri dhe natyrë argëtuese Kupës Afrikane, e cila kurrë nuk është e zbehtë.
Natyra garuese e ndeshjeve ndihmon që kjo garë të jetë një spektakël i vërtetë, me 7 fitues të ndryshëm gjatë 10 turneve të fundit, ndërsa lajm i mirë për kombëtaren vendase (atë të Ganës) është se në 11 raste nga 25 garat e kaluara, trofeu është fituar nga vendasit.
Egjipti është shembulli i fundit i këtij fakti, pasi që arriti sukses në prani të përkrahësve vendas gjatë garës së fundit, në vitin 2006, duke mposhtur Bregun e Fildishtë me rezultat 4-2 në penalti, pas finales 120 minutëshe që rezultoi pa gola.
Gana dhe Guineja patën rastin të fillojnë turneun e sivjetmë më 20 janar, gjatë të cilës ndeshje fitues doli Gana me rezultat 2-1. Pas 31 ndeshjesh dhe tri javësh lojë, saktësisht më 10 shkurt do të dihet edhe ekipi i vetëm fitues.
Grupet dhe favoritët
Grupi A
Gana hyn në garë si favorit dhe pritet të kalojë me lehtësi fazën e grupeve, ku do të ketë përballë tri kombëtare: Guinenë, Marokun dhe Namibinë.
Grupi B
Një grup mjaft i vështirë, ku Nigeria dhe Bregu i Fildishtë janë favoritë për të kaluar këtë fazë, përballë kombëtareve që megjithatë nuk duhet nënçmuar, Mali dhe Benini.
Grupi C
Kameruni është në mesin e favoritëve për të fituar titullin dhe pritet të kryesojë në grupin C, ku do të ketë përballë Egjiptin, Sudanin dhe Zambian.
Grupi D
Ky mbase është grupi më i vështirë nga të katërtit, ku Senegali shihet si favorit për të kryesuar në këtë grup ku gjenden edhe tri ekipe të fuqishme: Angola, Afrika Jugore dhe Tunizi.
/Sky Sport/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Marotta po peshkon tek rivalët e Serie A, Interi pritet të transferojë dy yje për 70 milionë euro

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Muller pyetet se kush është favoriti mes Leverkusenit dhe Bayernit në Ligën e Kampionëve - por ai bën lojëra fjalësh

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit