LAJMI I FUNDIT:

Kundërshtarët e Prokurorisë Speciale, jashtë qeverisë

Kundërshtarët e Prokurorisë Speciale, jashtë qeverisë

Njohësit e çështjeve politike konsiderojnë se me fillimin e publikimit të bisedave të përgjuara dy vjet më parë, përkatësisht në shkurt të 2015-ës, opinioni mësoi shumë të vërteta, rreth kapjes së institucioneve të shtetit nga politika.

Analisti politik maqedonas, Mitko Gaxhovski, për Radion Evropa e Lirë thotë se pas publikimit të bisedave të përgjuara nga ana liderit të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev, opinionit iu ofruan dëshmi për keqmenaxhimin e institucioneve nga ana e zyrtarëve të lartë të shtetit, për çka deri atëherë shumë pak flitej hapur për këtë gjë.

Gaxhovski thotë se të ashtuquajturat 33 bomba të publikuara nga Zaevi zhveshën nga miti figurat e paprekshme, për të cilat flitej me frikë, siç është drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, si dhe drejtues të institucioneve të shtetit.

“Publikimi i të ashtuquajturave ‘bomba’ mundësoi që qytetarët të mësojnë shumë të vërteta. Me publikimin e bisedave të përgjuara, qytetarët në mënyrë burimore u informuan se çka ndodh në Maqedoni, përkatësisht si drejtohen institucionet shtetërore. Kjo ndihmoi që shoqëria maqedonase të fillojë të çlirohet nga prangat e hekurta të pushtetit që kontrollonte në maksimum çdo pore të shoqërisë. Sektori civil, qytetarët filluan të inkurajohen, do të thosha të marrin guximin se duhet t`i thonë ndal keqqeverisjes”, thekson Gaxhovski.

Gaxhovski thotë se tani Prokuroria Speciale Publike duhet të zbardhë në tërësi aferën e përgjimeve me këtë dhe të çlirojë institucionet nga kapja e politikës.

Ndërkohë, që po zhvillohen bisedimet për formimin e qeverisë së re të Maqedonisë OBRM-PDUKM-ja e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski hapur disa herë ka theksuar për këtë parti është i papranueshëm vazhdimi i mandatit të Prokurorisë Speciale Publike, duke e cilësuar këtë institucion si vegël të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, meqë të gjitha procedurat hetimore në fokus kanë vetëm zyrtarët e zyrtarë të lartë të VMRO DPMNE-së.

Përderisa një nga shtyllat kryesore të platformës së përbashkët të partive politike shqiptare janë reformat në sistemin gjyqësore, përfshi këtu dhe krijimin e kushteve për funksionimin e Prokurorisë Speciale duke pasur në fokus zbardhjen e më shumë rasteve siç është “Monstra”, “Sopoti” dhe rasti i ngjarjeve të Kumanovës, në të cilat shqiptarët janë të dënuar për vepra terroriste.

Bedri Ajdari, drejtues i Këshillit të familjeve për rastin “Monstra”, thotë se partitë shqiptare nuk duhet as të bisedojnë me subjektet politike maqedonase, e jo më t’u japin shans atyre që të formojnë qeveri përderisa e pengojnë punën e Prokurorisë Speciale Publike, sepse në atë rast, partitë shqiptare, siasp tij, do të bëhen bashkautorë të mosndriçimit të rasteve të montuara politike për shqiptarët.

“As që duhet të hyjnë në bisedime partitë politike shqiptare me partinë maqedonase, OBRM-PDUKM, sepse zyrtarët e kësaj partie lidhen drejtpërdrejt me inskenimin e më shumë proceseve ndaj shqiptarëve”.

“Po të ishte e pastër OBRM-PDUKM-ja, zyrtarët e kësaj partie atëherë pse janë kundër vazhdimit të mandatit të Prokurorisë Speciale Publike? Por, ata të cilët kanë të fshehta, nuk e duan Prokurorinë Speciale Publike, sepse para këtij institucioni ata duhet të japin llogari. Faktori shqiptar nuk guxon të negociojë aspak lidhur me këtë institucion, mendoj ata të cilët e kundërshtojnë punën e këtij institucioni”, konsideron Ajdari.

Ai shton se ajo arti politike shqiptare, e cila me veprimet e saj, në formë të drejtpërdrejtë ose indirekte, do të ndikojë në moszbardhjen proceseve të montuara ndaj shqiptarëve, do të përballet me revoltën e shqiptarëve.

Ndërkaq, Besa Arifi, njohëse e çështjeve juridike, konsideron se faktori politik shqiptar e ka shansin si asnjëherë më parë që të ndikojë në zbardhjen e më shumë rasteve që kanë të bëjnë me shqiptarët.

Arifi thekson se ndryshimi i klimës politike në favor të Speciales, është i mundur vetëm nëse qeveria e ardhshme formohet nga forcat politike, të cilat do t’i hapin rrugë veprimit të Prokurorisë Speciale dhe jo ata që publikisht e atakojnë këtë institucion.

“Nga ajo që kemi pasur deri më tani, në kuadër të qeverisjes nga OBRM-PDUKM-ja , fillimisht dhe pastaj BDI-ja, ka qenë një klimë ku Prokuroria Speciale e ka pasur shumë të vështirë funksionimin për shkak të sabotimeve të shumta institucionale”.

“Çka mund të bëjë faktori politik shqiptarë? Një herë mund të ndikojë në sjelljen e disa ligjeve që janë të rëndësishme për punën e Prokurorisë Speciale, për të cilat nevojitet shumica e thjeshtë siç është ndryshimi i Ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve. Kjo është kruciale për shqiptarët dhe këtë faktori shqiptar politik mund ta bëjë vetëm me një partner që ka për qëllim ndihmesën e punës së Prokurorisë Speciale Publike dhe jo ndërprerjen e funksionimit të punës së këtij institucioni siç e kemi parë të shprehet deri më tani OBRM-PDUKM-ja”, thekson Arifi, duke shtuar se pas kësaj duhet punuar për reformat në Gjyqësor.

Ndryshe, Prokuroria Speciale Publike e themeluar si institucion në bazë të marrëveshjes politike, pas publikimit të bisedave të përgjuara, deri më tani ka bërë të ditur nisjen e hetimeve për 9 rasteve që kanë të bëjnë me përfshirjen e zyrtarëve të lartë të Maqedonisë në vepra të ndryshme kriminale. Ndërkaq, për dy raste tashmë ka ngritur edhe padi penale ndaj ish-kryeministrit dhe disa ish-ministrave dhe drejtuesve të lartë të institucioneve.

Por, gjatë procedimit të lëndëve në Gjyqësor, Prokuroria Speciale Publike disa herë është ankuar se has në shumë pengesa nga ana organove gjyqësore dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori