Kryetari i Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë e ka komentuar deklaratën e ish-kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevski në mitingun partiak dje ku kërkoi 63 deputet për të pasur shumicën, njofton Telegrafi Maqedoni.

Zaev pas tubimit të OBRM-PDUKM-së në Facebook ka shkruar: ''Ka kërkuar Gruevski nga qytetarët 63 deputetë... Do të ketë 63 deputetë por nga opozita e bashkuar me qytetarët, që asnjëherë më të nënçmohet Maqedonia. Mbaroi koha e autokracisë. Erdhi koha e drejtësisë, lirisë, demokracisë dhe bashkimit. Erdhi koha e jetës në Maqedoni. Maqedonia do ta mund regjimin'' ka shkruar Zaev./Telegrafi/