Tym dhe era e rëndë e vajit të djegur prej dy javësh ka shqetësuar banorët e fshatit Kostërnik, në Kumanovë.
200 metra nga shtëpitë e banuara një punëtori e fortifikuar me mure të larta dyshohet të jetë bërë rafineri ilegale, raporton Alsat.
Banorët thonë se janë të shqetësuar për shëndetin pasi nuk mund të dalin as në oborr, ndërsa i mbajnë mbyllur dyert e dritaret. Ata erdhën tu thonë sërish afaristëve që mos ti helmojnë me këtë aktivitet, por ikën pa dashur të flasin.
“Ka pasur erë në secilën shtëpi na ka penguar, erë e dëmshme si për fëmijë ashtu për të mëdhenjtë. Vjen erë e rëndë helmuese dhe nuk ka pyetur askënd se çfarë ndërton, ka ngritur muret e larta tri metra që mos të shihet se çfarë aktivitete bënë”, u shpreh Xhafer Xhaferi, banor.
“Kur e ka blerë këtë nuk e ka pyetur askënd, kur morëm vesh se do investoj e kemi kontaktuar por na ka thënë se do e shfrytëzoj si magazinë për shpërndarje të vajit motorik e jo për rafineri me hap këtu. Edhe zogu i malit ka dëme që fluturon e nuk rri me një vend, e lërë më ne njerëzit që jemi këtu vendas”, tha banori tjetër, Qail Qaili, banor.
“Mbajtëm mbledhje e ftuam edhe investitorin aty i thamë vërejtjet tona se kjo nuk është në rregull që funksionon kjo fabrikë, po e quaj ashtu se ne e kemi konsideruar si magazinë. Ky aktivitet e shkatërron shëndetin e njerëzve. Nuk e di pse lejohet nga institucionet të punohen në këtë mënyrë”, u shpreh Qani Selimi, Kryetar i Bashkësisë Lokale.
Nga Inspektorati komunal i Kumanovës thonë se fabrika të tilla janë të rrezikshme për shëndetin e njerëzve dhe nuk lejohen të ndërtohen në afërsi të vendbanimeve. Me të marr denoncimet e banorëve ata sot dolën në terren por që nuk u mirëpriten nga afaristët e atij biznesi. Krye inspektori Bojkovski tha se ata nuk posedojnë licencë për përpunim të vajrave të djegura, por vetëm për magazinim të mallit.
“Personi investitor ka pjesërisht instalime të montuara që planifikon të kryej tretman të vajrave të djegura motorike. Varësisht nga kapaciteti i prodhimit nga Ministria e Mjedisit jetësor mund ti jepet ose leje A-integruese ose elaborat për mbrojtje të mjedisit jetësor nëse i plotëson të gjitha kushtet. Në bëmë procesverbal që do e procedojmë në Inspektoratin shtetëror dhe urdhëruam investitorin që të ndaloj së punuari me çfarëdolloj eksperimenti përderisa nuk merr leje adekuate”, theksoi Boban Bojkovski, krye-inspektor i ambientit jetësor në Komunën e Kumanovës.
Nga Ministria e Ekologjisë thonë se kanë marr procesverbalin e inspektoratit komunal dhe në bazë të ligjit do të ndalojnë çdo aktivitet që dëmton ambientin jetësor dhe ndot ajrin për qytetarët dhe çdo gjallese tjetër bimore e shtazore në atë rajon. Sipas tyre, tentativa të tilla për përpunimin e vajrave të djegur ka pasur edhe vite më parë në Shkup dhe në Shtip, por që iu është refuzuar kërkesa për punë dhe janë mbyllur plotësisht./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak