LAJMI I FUNDIT:

Kulusevski kreu një pjesë të ekzaminimeve mjekësore para shkuarjes në Londër

Kulusevski kreu një pjesë të ekzaminimeve mjekësore para shkuarjes në Londër
(Foto: Instagram/dejan.k10)

Sipas mediave italiane, Dejan Kulusevski i është nënshtruar një pjesë të ekzaminimeve mjekësore para se të nisej për në Londër që ta kompletojë transferimin te Tottenham Hotspur së bashku me Rodrigo Bentancur.

Ish-drejtori i Juventusit, Fabio Paratici, ka arritur marrëveshje të dyfishtë me klubin e vejtër për t’i dërguar dy futbollistët te Spursat.

Kulusevski do të huazohet për një vit e gjysmë për pesë milionë euro, me obligim blerjeje për 35 milionë euro të tjera, në rast se Tottenhami kualifikohet në Ligën e Kampionëve dhe nëse ai luan së paku në gjysmën e ndeshjeve.


(Foto: Instagram/dejan.k10)

Në bazë të njoftimeve nga eksperti i Sportitalia dhe Gazzetta dello Sport, Alfredo Pedulla, Kulusevski vendosi të kursente kohë dhe iu nënshtrua një pjese të testeve mjekësore në Torino.

Pas arritjes në Londër, ai të nesërmen (e hënë) do ta kompletojë transferimin te klubi anglez.

Kulusevski udhëton sot drejt Londrës për të kompletuar transferimin te Tottenhami
Lexo po ashtu Kulusevski udhëton sot drejt Londrës për të kompletuar transferimin te Tottenhami

Atje do ta shoqërojë edhe Bentancur, i cili do të shihet për 19 milionë euro dhe gjashtë milionë të tjera në formë shtesash (ndërsa 30 për qind të tyre, Juve ia ka borxh Boca Juniors). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Serie A
Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Liga e Parë
Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Premier League
Liverpooli ‘fundos’ Man Cityn në Etihad, vazhdon me hapa të sigurt drejt titullit kampion

Liverpooli ‘fundos’ Man Cityn në Etihad, vazhdon me hapa të sigurt drejt titullit kampion

Premier League
Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

La Liga
Kalo në kategori