Sot në Vjenë nis rrugëtimi i Javëve të Kulturës Shqiptare, kurse Rina Kaçinari, Adnan Dragaj, Orges Toce, Agim Llapashtica, Gramos Goranci dhe kori i grave ‘Lyra”, janë vetëm disa prej emrave të njohur artistësh që do të ngjiten sot në skenat më të njohura të qytetit të Vjenës në Austri.
Ata do të bëjnë hapjen e Javëve të Kulturës Shqiptare, një organizim ky që për qëllim ka prezantimin sa më dinjitoz të kulturës së trashëguar dhe bashkëkohore shqiptare në Evropë.
Kjo ngjarje, nga organizatorët po shihet edhe si mënyra më e mirë për të dëshmuar se shqiptarët, si një vend me të kaluar të mundimshme, “por me histori të bujshme dhe zemër të madhe”, me anë të vlerave kulturore që bartim kudo me vete, plotësojnë mozaikun e kulturës evropiane.
“Prandaj, zhvillimi i kulturës duhet përdorur si mjet kryesor për një zhvillim të qëndrueshëm të komunitetit shqiptar në Austri”, shprehet Ermal Vejsa, si njëri ndër organizatorët.
Vejsa, tregon se tashmë çdo përgatitje madhore që kanë pasur ka përfunduar dhe kanë mbetur vetëm ekzekutimet e çdo projekti që është parapa të mbahen deri me datë 8 dhjetor, datë kjo që shënon edhe mbylljen e Javëve të Kulturës Shqiptare.
Ky organizim po bëhet në bashkëpunim me shumë shoqata shqiptare në Austri si: Këshilli Koordinues për Steiermark, Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptar në Austri, Klubi i Shahut ‘Arbëria’, Fondacioni i Gruas ‘Nermin Vlora Falaschi’ Dega Vjenë, Shoqata e Mësuesve ‘Naim Frashëri’, dhe Shoqata Humnitare ‘Kërçova’.
Si çdo vit, edhe këtë vit, organizatorët janë kujdesur që para publikut në Vjenë të sjellin organizime kulturore me kualitet dhe kjo arrihet vetëm përmes artistëve të mirëfilltë.
“Ndër ata të cilët ne i kemi përzgjedhur për këtë vit janë Ansambli Polifonik Saz’iso, violinisti me famë botërore Shkelzen Doli, sopranoja e mirënjohur Flaka Goranci, dirigjenti Michael Maciaszczyk, Orkestra Austriake e Dhomës, muzikantët Rina Kaçinari, Adnan Dragaj, Orges Toce, Agim Llapashtica, Grupi Jericho, artistja e merituar Rita Gjeka, e shumë të tjerë”, ka theksuar Vejsa.
Ky organizim përveç se ka për qëllim prezantimin dinjitoz të kulturës së trashëguar dhe bashkëkohore shqiptare në Evropë, kryesisht në Vjenë, paralelisht, ndihmon në ruajtjen e identitetit shqiptar të mërgatës si dhe integrimin më të lehtë të tyre në Austri.
Sipas Ermal Vejsës, zhvillimi i kulturës duhet përdorur si mjet kryesor për një zhvillim të qëndrueshëm të komunitetit shqiptar në Austri, komunitet ky që po rritet çdo ditë e më shumë. E, padyshim nga viti në vit që po rritet edhe numri i vizitorëve.
Javët e Kulturës Shqiptare, tashmë është shndërruar në një ngjarje kulturore e cila pasuron festat e nëntorit dhe është shumë e dashur nga komuniteti shqiptar. Ky organizim i dedikohet së pari mërgatës shqiptare, por organizatorët synojnë rritjen e vizitueshmërisë edhe nga komunitet e huaja që jetojnë në Austri.
Qëllimi tjetër i këtij eventi është po ashtu që në skenat vjeneze të sjellin edhe format autentike të të shprehurit të kulturës së trashëguar dhe të krijimtarisë bashkëkohore shqiptare.
“Prandaj, kultura shqiptare ofron krijimtari unike e tejet të begatshme për publikun e huaj i cili poashtu tregohet gjithnjë shumë i interesuar të mësojë e ta njohë nga afër dhe akoma më shumë kulturën tonë”, thekson tutje Vejsa.
Javët e Kulturës Shqiptare në Austri 2018 do të fillojnë sot dhe do të mbarojnë me 8 dhjetor. Ato, realizohen përmes bashkëpunimit me Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike të Republikës së Kosovës, si dhe përmes mbështetjes së një rrjeti të madh të bizneseve të Diasporës Shqiptare në Austri. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
10 vjet nga Ligji për sigurime shëndetësore, 11 vjet nga Ligji për shëndetësinë – PRAK liston pikat e rëndësishme për sistemin shëndetësor, por që nuk janë bërë
Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre