LAJMI I FUNDIT:

Kulla e Ukë Maxharrajt, objekti qindravjeçar në Gremnikë të Klinës që u rezistoi edhe granatimeve serbe (Video)

Kulla e Ukë Maxharrajt, objekti qindravjeçar në Gremnikë të Klinës që u rezistoi edhe granatimeve serbe (Video)

Ishte viti 2000, kur Skënder Maxharraj u shpërngul nga fshati, duke lënë prapa edhe kullën qindravjeçare në të cilën jetoi për shumë vite.

Skënder Maxharraj, nga fshati Gremnikë i Klinës, ka thënë në këtë objekt ka kaluar momente të përziera. Por, sipas tij kjo fortifikatë  mbetët kujtimi më i mirë që e trashëgoi  nga gjyshi i tij.


“Kjo kullë është ndërtuar përafërsisht para 100 viteve. Është ndërtuar nga gjyshi Ukë Maxharraj. Ajo u ndërtuar nga mjeshtrit e shquar nga Rahoveci. Kulla është dykatëshe. Kati i parë është ahur ndërsa kati i dytë odë e burrave. Dikur ka qenë shtëpi banimi dhe kanë bërë konak shumë emra të shquar si Ukë Sadiku, Azem Bajte, Sokol Bajraktari, babai i Xhevë Lladrovcit”, rrëfen për RTV Dukagjinin Skënder Maxharrraj.

Ideja për ndërtimin e këtij objekti, kishte qenë nga gjyshi i tij, Ukë Maxharraj. Në të ishin mbledh gjithë fshati për të diskutuar, ishin mbajt dasmat e evente tjera.

Sipas Skënder Maxharrajt, kjo kulle ka qenë më e frekuentuara, jo vetëm nga banorët e fshatit Gremnikë, por edhe më gjerë.

“Në këtë kullë janë mbajtur mbledhje të ndryshme. Janë mbajtur konferenca siç quheshin në atë kohë. Kohët e fundit kullën e kanë trashëguar babai im Haxhi Maxharraj së bashku me djemtë e tij. Në luftën e fundit fshati është djegur ndërsa kulla ka shpëtuar. Dritaret janë thyer dhe është kapur edhe pjesë e majtë, por kulla ka qëndruar ndoshta si për ironi të fatit të popullit shqiptar”, tregon Skënder Maxharraj, përcjell Telegrafi.

Sipas tij, kjo fortifikatë dykatëshe, u ndërtua para më shumë se 100 vitesh. Pjesa e poshtme e tij, kishte shërbyer si ahur, ndërsa pjesa e sipërme kanë qenë dhomat ku kanë jetuar banorët e kësaj familjeje, dhe një dhomë për mysafirë.

Ai thotë Vendlindja nuk harrohet, aq më pak shtëpia në të cilën ke jetuar me vite.

Skënder Maxharraj, mes kujtimeve të përziera ka thënë se do të vij çdoherë që ta vizitoj, edhe atëherë kur do të mbeten vetëm muret./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori