LAJMI I FUNDIT:

Kulla e Sahatit e famshme në Mekë u godit nga rrufeja – pamjet bëhen virale

Kulla e Sahatit e famshme në Mekë u godit nga rrufeja – pamjet bëhen virale

Një video që është bërë virale në internet tregon momentin kur Kulla e Sahatit e famshme e Arabisë Saudite – me pamje nga Qabeja në Mekë – u godit nga rrufeja.

Fotografi Youssef Bajjash kapi momentin kur rrufeja goditi kullën më të madhe të orës në botë, duke ndriçuar të gjithë qytetin, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Duke folur për Al Arabiya, Bajjash tha: “Sapo retë filluan të formoheshin në Mekë, u ngjita në një vend për të kapur vetëtimën”.

“Dhe isha në gjendje të kap momentin kur rrufeja goditi Kullën e Sahatit në Mekë, e cila rezultoi në këtë pamje madhështore”.

Qyteti i Mekës ka dëshmuar reshje të dendura shiu dhe stuhi, me Qendrën Kombëtare të Meteorologjisë duke sinjalizuar nivelin e alarmit në të kuqe – më i larti. /Telegrafi/