LAJMI I FUNDIT:

Kukësi mirëpret qytetarë të shumtë nga Kosova në 20-vjetorin e Eksodit ‘99

Kukësi mirëpret qytetarë të shumtë nga Kosova në 20-vjetorin e Eksodit ‘99

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 20 vjetorit të Eksodit ’99 1999-2019, me moton “Përkujtojmë tragjedinë- Festojmë lirinë”, kryetari i komunës, Agim Bahtiri, së bashku me përfaqësuesit komunal dhe qytetarë të shumtë të Mitrovicës sot kanë qëndruar në qytetin e Kukësit.

Sipas njoftimit për media kryetari Bahtiri, i shoqëruar nga kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, dhe qytetarë të shumtë kanë kaluar në këmbë kufirin në Morinë, me ç’rast janë pritur nga udhëheqësia e Bashkisë së Kukësit, duke vazhduar kështu drejt qendrës së qytetit të Kukësit.

Në Sadiumin e Futbollit “Zeqir Ymeri” u mbajt manifestimi qendror “Faleminderit Kukës- Shqipëri”, ku u shfaq një program i larmishëm kulturo- artistik.

Në njoftim thuhet se pjesë e këtij manifestimi ishte kryetari i komunës, Agim Bahtiri, kryetari i bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu, ministri i Diasporës, Pandeli Majko, ambasadori i Shqipërisë, Qemajl Minxhozi, kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, nënkryetari, Faruk Mujka, zv.ministri i MMPH-së, Gjergj Beka, zv.ministri i MZHE-së, Sami Zeka, drejtorë komunal, si dhe qytetarë nga Kosova dhe Kukësi.

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, përshëndeti dhe falenderoi kuksianët për mirëpritjen e ngrohtë që ata u kanë bërë kosovarëve para 20 vitesh.

“Kjo ditë paraqet dhimbje tek shqiptarët për të përkujtuar ditët e Kosovës, ku Serbia ka luftuar dhe ende vazhdon të luftoj për largimin e çdo shqiptari nga territori i vet, pasi që jemi kombi më i madh në gjithë Ballkanin. Mirëpo një gjë të tillë ne asnjëherë nuk do ta lejojmë, faleminderit kuksianë që e dëshmuat vllazërinë, faleminderit nënave që me zemër ofruan bukë e krypë në atë kohë. Të jemi të bashkuar gjithmonë kështu”, ka thënë kryetari Bahtiri.

Në njoftim thuhet se kryetari i bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu, tha se kuksianët do ti kenë dyert e hapura për shqiptarët gjithmonë dhe do të bashkëpunojmë çdo herë me njeri tjetrin në të mirë të vendit tonë.

“Këto ditë duhet ti kujtojmë për të mirë, për bashkim, dhe për vëllazëri”, tha kryetari i Kukësit, Shehu.

Sipas njoftimit, ministri i Diasporës, Pandeli Majko, theksoi se para 20 vitesh populli shqiptar u solidarizua duke treguar që kombi shqiptar është një dhe i vetëm./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori