LAJMI I FUNDIT:

Kukan rithekson mbështetjen për integrimin e Shqipërisë

Kukan rithekson mbështetjen për integrimin e Shqipërisë

Eurodeputeti dhe anëtar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, Eduard Kukan, ka përshëndetur rekomandimin e Komisionit Evropian për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Ai shprehet se ka mirëpritur dhe mbështet rekomandimin e komisionit për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë.


“Shpresoj që së shpejti vendi do të ketë një shans për të filluar negociatat dhe për të nxitur proceset e reformave”, tha ai për ATSH.

Eurodeputeti Kukan e ka vënë theksin që Shqipëria duhet të bëjë përparime në sundimin e ligjit dhe të ketë rezultate të prekshme.

“Shqipëria duhet të ripohojë përparimin në sundimin e ligjit dhe të vazhdojë të japë rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar” deklaroi Kukan. /Telegrafi/