Me kujtime të hidhura nga SARS, Hong Kongu bëhet një qytet fantazmë

Rreth 300 njerëz vdiqën në Hong Kong gjatë shpërthimit të SARS-it në vitin 2003.
Qendrat dhe rrugët janë bosh në javën që duhet të jetë më e ngarkuara e vitit. Por festimet e Vitit të Ri Kinez kanë heshtur - në shumë raste, ato thjesht janë anuluar, transmeton Telegrafi.
Një grup njerëzish përfundojnë rreth një dyqani të shkretë, pasi banorët presin më shumë se tre orë për të blerë maska kirurgjikale të fytyrës për tu mbrojtur nga coronavirus që shpërtheu në qytetin kinez Wuhan.
Njerëzit gjithashtu u panë që po rreshtoheshin për të blerë maska për fytyrë në linja të gjata edhe në Shanghai.
Më shumë se 100 njerëz në Shanghai janë infektuar me coronavirus, dhe një vdekje është konfirmuar deri më tani. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals









































