Kujtesa dhe Birra Peja ua mundëson ta shikoni finalen mes Tottenham dhe Liverpool në sheshin Zahir Pajaziti

Liverpool dhe Tottenham Hotspur do të përballen në finalen e Ligës së Kampionëve në Madrid.
Dy skuadrat angleze do të kërkojnë triumfin në Evropë dhe kjo finale do të zhvillohet me fillim nga ora 21:00 në stadiumin Wanda Metropolitano.
Si gjithnjë edhe këtë edicion platforma kosovare Kujtesa ke menduar për adhuruesit e futbollit dhe ka vendosur një ekran gjigant në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë ku mund të shikohet takimi.
Muzikë, argëtim, adrenalinë, ushqim dhe pije falas do të ketë në këtë organizim madhështor nga Kujtesa, si dhe ajka do të jetë nga ora 21:00 ku në fushën e Wanda Metropolitanos do të zbresin 22 futbollistët e të dyja skuadrave që synojnë triumfin.
Mysafir special do të jetë hip hop artisti Mc Kresha, ndërsa ky aktivitet është organizuar nga Kujtesa dhe Birra Peja. /Telegrafi/




































