LAJMI I FUNDIT:

Kujdesi ndaj lëkurës, kozmetologia Leonora Ahmeti jep disa këshilla (Video)

Kujdesi ndaj lëkurës, kozmetologia Leonora Ahmeti jep disa këshilla (Video)

Kujdesi ndaj lëkurës është njëri ndaj preokupimeve më të mëdha për çdo person.

Kozmetologia Leonora Ahmeti në “PasDite” në RTV Dukagjini, ka folur për mënyrat si duhet të kujdesemi për lëkurën.


Ajo ka thënë se vitet e fundit femrat në Kosovë po vetëdijesohen për kujdesin ndaj lëkurës.

Sipas kozmetologes, artikujt në internet apo gazeta jo gjithmonë janë të përshtatshme për tipe të veçanta të fytyrës.

Ahmeti ka paralajmëruar qytetarët se në treg ekzistojnë disa aparatura që paraqesin rrezik për lëkurën e fytyrës.

“Ekzistojnë shumë aparatura në tregun e Kosovës, që dëmtojnë qelizat e fytyrës”.

“Verës unë rekomandoj tretmane hidratuese, jepni sa më shumë lagështi lëkurës, sepse si do që të jetë lëkura, dielli e thanë atë”, ka thënë më tej Ahmeti dukë shtuar se ajo rekomandon që çdo stinë të bëhet një tretman.

Ahmeti ka preferuar që disa fruta më mirë japin efekt nëse hahen, sepse rreziku i ndonjë reaksioni gjatë përgatitjes së maskave në kushte shtëpiake është i pranishëm gjithmonë.

Kozmatologia ka folur edhe për problemin e shfaqjes së akneve.

Ajo ka thënë se aknet mund të jenë gjenetike, për shkak të hormoneve apo për mirëmbajtje.

“Kur rastet janë të rënda, aknet trajtohen me medikamente nga dermatologu, mirëpo në Holandë trajtohen edhe nga kozmetologu”, ka thënë Leonora Ahmeti./Telegrafi/

PasDite 13.07.2018

PasDite 13.07.2018

Publiée par RTV Dukagjini sur Vendredi 13 juillet 2018