LAJMI I FUNDIT:

Kujdes nga të brendshmet e ngushta

Kujdes nga të brendshmet e ngushta
(Foto: Instagram/hillary.zinks)

Shumica e femrave veshin tanga – jo vetëm me raste të veçanta, por madje edhe kur flenë gjumë.

Mirëpo, kjo rrobë intime miniaturale mund të jetë e rrezikshme për shëndetin. Lidhur me këtë në mënyrën më të mirë na ka treguar Hillary Zink.


Ajo ka treguar që disa javë ka pasur dhembje në anus, ndërsa herë pas here dhimbja ka qenë aq e madhe, sa që deri sa ka udhëtuar me aeroplan, nuk ka mundur të qëndrojë ulur.

(Foto: Instagram)

I është ankuar nënës e cila ia ka shikuar anusin, mirëpo asgjë nuk ka vërejtur. Meqenëse dhembjet nuk i kanë pushuar, kanë kërkuar ndihmë në spital. Aty kanë konstatuar që Hillary ka absces dhe e orientuan urgjentisht në operacion.

“Tangat të cilat i kam pasur veshur më kanë bërë një prerje mikroskopike dhe jam infektuar. Ai infeksion ka mundur të më vriste”, ka thënë Zink. Më vonë për Buzz Feed ka treguar që ka dashur ta ndajë përvojën e vet me vajzat e tjera, në mënyrë që t’i nxisë, që, nëse vërejnë simptoma të pazakonshme të shkojnë menjëherë te mjeku.

“Po ta kisha injoruar abscesin, ka mundur të më helmojë gjakun dhe në fund të më vrasë. Fatmirësisht, nëna më detyroi të shkoj në spital dhe aty më operuan. Nuk pres të kem kurrfarë problemesh. E gjitha ka ndodhur pasi që kam veshur tanga tepër të ngushta”, ka treguar ajo. /Telegrafi/

@hillary.zinks

GET CHECKED if you have new symptoms you have and NO IDEA why ! It can save your life

♬ original sound – Hillary Zinks