LAJMI I FUNDIT:

Kujdes nga bisedimet teknike, mund të dalin dardhë me bisht

Tani kur Kuvendi i Përgjithshëm i OKB-së pranoj rezolutën e përbashkët të Serbisë dhe Bashkimit Evropian, situata politike në Kosovë hyn në një pikë shumë kritike me shumë të panjohura. Termi ‘bisedime teknike’ i miratuar në rezolutë ka shumë gjëra të mjegulluara në vetvete, sepse nuk është përcaktuar qartë se për çka pikërisht do të bisedohet gjatë këtyre diskutimeve të hapura. Përderisa Prishtina zyrtare me lumturi po e paraqet këtë rezolutë dhe procesin që do të pasojë, si sukses të madh të Kosovës, Serbia nga ana e vet po ashtu po e shet këtë rezolutë si fillim të procesit të bisedimeve rreth çështjeve të hapura, mes Prishtinës e Beogradit, e që do të çonte pikërisht aty ku atyre iu dhemb më së shumti; bisedimet rreth dhe për statusin e Kosovës. Prandaj, Republika e Kosovës në këto bisedime duhet të hyj e vendosur se deri ku mund të lëshoj pe rreth temës së bisedimeve, dhe sa mundet Kosova të pësoj nga këto bisedime!

Përveç kësaj, duhet po ashtu që të përcaktohet një afat kohorë rreth këtyre bisedimeve, ngase Serbia zyrtare është fort e interesuar që bisedimet t’i zvarris deri në pafundësi, ashtu që të pengohet procesi i njohjes ndërkombëtare të Kosovës. Dhe së fundi, Kosova duhet qe të këmbëngulë që askund dhe në asnjë mënyrë të mos përfshihet në bisedime OKB-ja, pasi që UNMIK-u dhe disa vende anëtare mbështetëse të Serbisë po këmbëngulin edhe në pozitën e përfshirjes së OKB-së. Eliminimi i OKB-së nga skena e bisedimeve, do ta zhbënte rolin pengues dhe destruktiv që Rusia e ndoshta edhe Kina si anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit do ta përdornin pa shmangshëm.


E kur bisedimet të fillojnë, Republika e Kosovës duhet të paraqesë një dosje gjithëpërfshirëse, katerciperore dhe shumë polare. Duke filluar nga pika fillestare e takimit të Kosovës me Serbinë agresore gjatë Luftës së Parë Ballkanike me 1912, kur trupat e Vojvoda Putnikut e dogjën dhe poqën Kosovën. Lidhur me këtë pikë, Republika e Kosovës duhet të mos anashkaloj as pushtimin e Sanxhakut të Novi Pazarit, dhe Sanxhakut të Nishit me 1877-’78 si dhe detyrimin e popullatës Shqiptare nga këto anë të lëshoj dhunshëm vatrat e veta. Pastaj, duhet mos harruar edhe sundimin e dhunshëm të Mbretit Karagjorgjeviç, si dhe Rexhencinë Mbretërore të Princ Pavlit, që në viset Shqiptare të Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene më vonë Jugosllavia, ishte posaçërisht gjakatare.

Në rrjedhën e historisë, nuk duhet lënë pa përmendur edhe ‘Gjendjen e Luftës’ të shpallur nga administrata Ushtarake e Komunistëve të Titos në Kosovë pas çlirimit nga Nazi Fashizmi, operacionet e dhunshme dhe kërdi bërese të grumbullimit të armëve të viteve të 1950-ta, grumbullimi i dhunshëm i drithërave dhe ushqimeve të tjera në Kosovë po gjatë asaj dekade, terrorizimin e popullatës Shqiptare deri në detyrimin e tyre me dhune në largim drejt Anadollit, keqtrajtimet dhe venitjen e qëllimshme të Shqiptarëve pas demonstratave studentore të vitit 1968, terrorin shtetërorë mbi demonstruesit, familjet e tyre dhe përkrahësit e demonstratave të vitit 1981 dhe atyre të vitit 1982, luftën e hapur kundër demonstruesve paqësorë në vitin 1989, gjendjen e luftës, dhe plaçkitjen e Kosovës nga viti 1990 deri me 1997, si dhe luftën e hapur ndaj qytetarëve të pafajshëm gjatë viteve 1997 – 1999. Për të gjitha këto dëme kolosale mbi popullin tonë, Serbia duhet të kërkojë të falur, të paguaj kompensimin moral dhe historik për këto politika hegjemoniste ‘të orientuara kundër zhdukjes së Shqiptarëve’ siq thoshte Vasa Çubrilloviç dhe ‘Libri i Kalter’ i Akademisë së Shkencave të Serbisë e vitit 1986.

Pasi të ketë paguar dëmet, Serbisë i duhet kërkuar edhe që gjithçka që ka plaçkitur në Kosovë gjatë viteve te 1990-ta ta paguaj deri në qindarkën e fundit, përfshi këtu paratë e Fondit Pensional të Kosovës, Kursimet e qytetarëve nëpër bankat Jugosllave, vjedhjen e gjithçka që mund të vidhej nga ndërmarrjet publike të Kosovës, si dhe identifikimin dhe shpagimin e pasurisë së ish ndërmarrjeve publike të Kosovës nëpër Serbi dhe Vojvodinë. Lidhur ngushtazi me këtë, duhet të kërkohet edhe ndarja e pasurisë së Kosovës nga Serbia dhe dëmshpërblimi i asaj çka është shkatërruar nga federata Jugosllave.

Natyrisht gjatë këtyre bisedimeve, Serbia duhet të detyrohet të tregoj ku janë të zhdukurit Shqiptarë, dhe ku i ka varret masive apo mbetjet mortore të njerëzve që mund të janë djegur nëpër furrnaltat dhe shkritoret e Serbisë. Të diskutohen po ashtu çështjet praktike dhe teknike që kanë të bëjnë me doganat, policinë, transportin etj, si dhe me këmbëngulje të kërkohet nga Serbia që gjithçka Pakoja e Presidentit Ahttisari dhe bisedimet teknike të sjellin për Serbët e Kosovës, të manifestohet me miratimin e të njëjta të drejtash për Shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke filluar nga rikthimi i organizuar në vatrat e tyre.

Në fund pasi të jenë rregulluar këto gjëra, të flitet për politiken e përditshme dhe nivelin teknik negociatorë. Kjo ekspoze e shkurtër është pjesë nga projekti studimore ‘Kosova pas Rezolutës së re’ Paraqitur në Institutin Britanik të Studimeve politike me 12 Shtator 2010.

(Autori është Ligjërues i Fakultetit të shkencave politike në Universitetin e Glasgow-t dhe atë të Newcastle-s dhe anëtar korrespondent në Qendrën për Studime Strategjike në Londër)

Në trend

Më shumë

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Magazina
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Magazina
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Kalo në kategori