Kujdes në komunikacionin rrugor në Maqedoni

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton qytetarët se komunikacioni në Maqedoni, vende-vende, zhvillohet në rrugë me korsi të lagështa, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Prandaj, LAMM-ja kërkon nga pjesëmarrësit në komunikacion që të jenë të vëmendshëm, të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes sipas kushteve atmosferike, të respektojnë sinjalistikën rrugore.
Vëmendje të veçantë duhet të kenë ata qyetarë që udhëtojnë nëpër gryka dhe ngushtica për shkak të mundësisë së shfaqjes së rokullisjes së gurëve./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
22/05/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































