Gjuha e trupit është mënyrë joverbale e komunikimit, e cila zbulon shumë për mendimin tonë, gjendjen tonë shpirtërore dhe karakterin tonë, pa e nxjerrë asnjë fjalë nga goja
Në rast se dini se çfarë të shikoni, mund të merrni kuptimin e plotë e qëndrimit dhe karakterit të dikujt.
Mënyra në të cilën qëndrojmë, pra, zbulon shumë edhe për personalitetin tonë edhe të të tjerëve, transmeton Telegrafi.
Qëndrimi paralel
Qëndrimi paralel karakterizohet me këmbët të cilat qëndrojnë drejt. Kjo pozitë është tipike për njerëzit të cilët presin ndonjë lloj komande. Imagjinoni ushtarin i cili bisedon me eprorin, nxënësin i cili bisedon me arsimtarin dhe do ta keni të qartë se çfarë ndjenje transmeton kjo pozitë.
Kjo pozitë është neutrale. Përkulja përpara apo prapa do të thotë armiqësi apo rezistencë, mirëpo qëndrimi paralel zakonisht e përcakton personin i cili ndoshta hamendet të bëjë diçka.
Këmbët të mbledhura mund të paraqesin personin e turpshëm ose të pasigurt.
Këmbët e hapura
Këtë pozitë karakterizon pozita vertikale, gjoksi i nxjerrë përpara dhe këmbët të hapura në mënyrë që dheu nën këmbë të duket më i madh duke marrë më shumë hapësirë.
Duart mund të jenë të fshehura pas shpine, larg nga shikimi. Këtë pozitë zakonisht e marrin meshkujt dhe kjo është mënyra joverbale që të tregohet superioriteti, por e përdorin njerëzit kur ndiejnë që patjetër duhet të jenë të fuqishëm dhe të sigurt.
Derisa femrat të cilat marrin këtë pozitë dëshirojnë të tregojnë superioritetin ndaj meshkujve, te meshkujt kjo pozitë tërheq vëmendjen në zonat e gilcave, duke treguar maskulitetin e tyre dhe që janë të gatshëm që shpejt të reagojnë nëse do të jenë të rrezikuar në çfarëdo mënyre.
Shputat të drejtuara përpara
Këtë qëndrim e karakterizon bartja e peshës në njërën këmbë, derisa tjetra është e tërhequr prapa. Pjesa e sipërme e trupit mund të jetë e hapur ose me duar të kryqëzuara, mirëpo përqendrimi në pjesën e poshtme të trupit, përkatësisht në pjesët e brendshme të kofshëve.
Njerëzit të cilët qëndrojnë kështu, zakonisht janë të relaksuar, të kënaqur dhe kanë vetëbesim. Janë të sigurt në personalitetin e tyre dhe dinë se sa vlejnë. Mirë shkojnë me njerëzit e tjerë dhe lehtë ndihen në të gjitha situatat. Pos kësaj, drejtimi në të cilin tregojnë shputat, flet shumëçka.
Nëse shputat janë të kthyera në drejtim tuajin, janë të interesuar për të biseduar me ju. Nëse shputat janë të kthyera jashtë, mbase dëshirojnë të largohen.
Këmbët të kryqëzuara
Këtë pozitë e karakterizon njëra këmbë e qitur mbi tjetrën. Pesha e trupit nuk është e shpërndarë në mënyrë të barabartë dhe mund të zbulojë personin i cili dëshiron të tërheqë vëmendjen nëse është i përkulur përpara ose personin e kujdesshëm nëse është përkulur prapa. Tipike, kur femra qëndron kështu, tregon që ajo nuk shkon askund dhe çdo qasje në drejtim të sajin është e mbyllur.
Meshkujt këtë qëndrim e marrin në situatat kur nuk dëshirojnë t’i gjejë belaja. Më së shpeshti tregon në qëndrimin mbrojtës kur nuk dëshiron që personi tjetër të futet në hapësirën tuaj personale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Largoni mykun në mure me këtë produkt shtëpiak

Shenjat e zodiakut që kanë aftësi të jashtëzakonshme negociuese

Trendi i vendosjes së letrës së tualetit në frigorifer, çfarë fshihet prapa këtij truku viral?
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

Gjërat që nuk duhet t'i mbani kurrë nën lavaman
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe