Kuizi "Tap n’All" sonte ju sjell një 'lojë magjike'

Në gjirafaVideo, nga ora 19:00 luhet Tap n’All, quizi shumë i pëlqyer nga publiku, i cili sonte zhvillon javën e 30 të saj. Si çdo të hënë, pyetjet interesante, befasitë e shpërblimet nuk mungojnë.
Regjistrimi është i hapur, kliko këtu.
Tap n’All, me moderim nga Jonida Vokshi, sonte do të ju mundësojë të argëtoheni e të fitoni shpërblime fantastike. 10 pyetje nga kategori të ndryshme, me nga 4 alternativa, do t’i shpallin 3 fitues të natës.
Tre të parët sonte do t’i fitojnë këto shpërblime:
Vendi i parë fiton Set orë dore dhe byzylyk
Vendi i dytë fiton Set Hugo BossVendi i tretë fiton Kapelë Reebok
Pra, këto shpërblime dhurohen sonte në Tap n’All. Ky quiz është pjesë e TapQuiz, një nga gjërat më argëtuese për publikun, pasi që e tërë loja zhvillohet online, ku ju mund të luani nga pajisja juaj e mençur. TapQuiz luhet çdo të martë me Tap n’All, çdo të mërkurë me Tap n’Shije dhe çdo të enjte me Tap n’Dije.
Që të regjistroheni për Tap n’All, ju duhet të ndiqni këto hapa:
-Hyni në GjirafaVideo.com
- Kliko mbi Live TV
-Klikoni tek video me titull “Tap n’All by GjirafaVideo”
-Regjistrohuni ose nëse keni llogari kyçuni
-Klikoni “Hyr në quiz”
-Bëhuni gati për lojë
Kliko këtu për t’u regjistruar.

















































