Kufiri Maqedoni-Greqi është normalizuar, mund të kalohet në të gjithë vendkalimet

Dje doganierët dhe policët të palës greke kishin filluar grevën dhe për këtë kishte pasur problem që qytetarët e Maqedonisë të futen në shtetin helen.
Por sot nuk ka grevë dhe kufiri është i kalueshëm, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Greva ka zgjatur deri mbrëmë ora 23:00 në pikat kufitare Evzoni dhe Dojran, kurse në Mexhitlia ka pasur pengesa deri ora 5:00 e mëngjesit të sotëm.
Përndryshe, kufinjtë e Maqedonisë me shtetet fqinje janë të hapura dhe nuk ka pengesa kalimi. Në to pritet deri në 30 minuta për kontrollë dokumentesh dhe të veturës. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
10/11/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































