LAJMI I FUNDIT:

Kuçi: Ndërmarrjet të riorganizohen në vend se të shkojnë në falimentim

Kuçi: Ndërmarrjet të riorganizohen në vend se të shkojnë në falimentim

Jo likuidim dhe falimentim i ndërmarrjeve, por sanim i tyre përmes riorganizimit, është porosia nga këshillimi i sotëm i tetë, organizuar në kuadër të projektit “Përforcimi i kapaciteteve administrative për implementin të kornizës ligjore për falimentim dhe likuidim të shoqatave tregtare”, njofton AIM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas ekspertëve, drejtorët falimentues duhet të përfitojnë përvojë më të madhe praktike për riorganizim me çka do të parandalohet mbyllja e ndërmarrjeve dhe largimi i mundshëm i të punësuarve. Por, edhe gjykatësit duhet ta mposhtin më mirë materien.

“Harmonizimi me legjislaturën evropiane kërkon zgjerim të vazhdueshëm të njohurive të likuidatorëve, posaçërisht të drejtorëve falimentues, për veprim më të mirë. Sipas të dhënave rrjedhëse, janë evidentuar rreth 1.800 procedura të hapura falimentimi prej të cilave madje 1.000 janë pasojë e kontrolleve lidhur me shlyerjen e shoqatave tregtare sipas detyrës zyrtare që është sfidë serioze për 60 drejtorët ekzistues të licencuar të falimentuar”, theksoi ministri i Ekonomisë, Driton Kuçi.


Ai përmendi se në vendet e BE-së sanimi i ndërmarrjeve po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm, ndërsa modelet për realizimin e tyre janë me një qëllim të vetëm – tejkalimin e insolvencës dhe shpëtimin e ardhmërisë së kompanisë. Edhe Maqedonia, potencoi Kuçi, duhet të lëvizë në këtë drejtim.

“Për ristrukturim preventiv të ndërmarrjeve, vendet anëtare të BE-së tashmë sjellin vendime të reja ligjore dhe në bazë të tyre përgatisin modele të planeve për riorganizim. Maqedonia nuk guxon të mbetet prapa në atë plan. Paralajmërimi i hershëm, sanimi, ristrukturimi duhet të paraqesin mundësi për veprim preventiv dhe shpëtim nga insolvenca e shoqatave tregtare. Në vend të stigamizimit të falimentimit, prej nesh pritet krijimi i legjislaturës, rezultati i së cilës do të jetë përmirësim i ambientit shtetëror, ruajtje e vendeve të punës dhe paralelisht dalje më e shpejtë nga tregu i atyre të cilët me veprimin e tyre sjellin në rrezik dhe joliuiditet kompanitë të tjera të shumta”, nënvizoi ministri.

Vlerësimi i ekspertëve është se mu riorganizimi i kompanive është pjesa më komplekse e procedurës falimentuese.

“Plani për riorganizim është pjesa më komplekse e procedurës falimentuese. Ajo është kombinim – si të harmonizohen dispozitat ligjore me gjendjen ekonomike. Përderisa drejtësia është decide, pa mundësi për çfarëdo lloj lëshimesh, problemet ekonomike kanë shumë më tepër zgjidhje dhe secila prej tyre mund të jetë më afër kulmit”, deklaroi zëvendës kryetari i Odës së drejtorëve falimentues, Dragi Momirovski.

Lideri i ekipit të projektit, Krasin Dimitrov konsideron se drejtorët falimentues në Maqedoni nuk kanë mjaft njohuri praktike se si të bëjnë plan biznesi dhe ta implementojnë planin për riorganizim të ndërmarrjeve.

“Edhe gjykatësit edhe drejtorët falimentues duhet më mirë ta mbisundojnë materien për procedurë falimentuese posaçërisht rreth planit për riorganizim, që është diçka e veçantë. Për planin për riorganizim vendosin kreditorët, e jo gjykatësit falimentues. Gjykatësi falimentues nuk duhet, madje as ta stopojë procesin në mënyrë që të mos ketë zvarritje, ndërkaq drejtori falimentues duhet të jetë i përgatitur që të përfundohet procedura”, sqaroi Dimitrov.

Në vendet e BE-së, brenda vitit, në falimentim shkojnë rreth 200 mijë ndërmarrje, ndërsa pa punë mbesin mbi 1,7 milionë njerëz. Për shkak të gjendjes së këtillë, siç u tha në këshillim, BE-ja përmes direktivave dhe ndryshimeve ligjore i jep rëndësi gjithnjë e më të madhe sanimit. Ligji për falimentim në Maqedoni është sjellur para dhjetë viteve dhe prej atëherë vazhdimisht debatohet për përmirësimin e tij dhe zgjidhjen e problemeve në praktikë.

Ndryshime pasuan në vitin 2014, kur u bë hap i madh përpara për shkak të shitjes elektronike dhe konstatimit të statusit juridik me çka u përshpejtuan procedurat.

Dimitrov theksoi se në pajtim me ndryshimet ligjore, është e mundur të bëhet riorganizim jashtëfalimentues që do të thotë se plani mund të përgatitet që përpara, para se të shkohet në falimentim dhe të kryhet shpejtë.

Ministri Kuçi paralajmëroi sjellje të mundshme të vendimit të ri ligjor nëse vendi i ndjekë legjislaturat e BE-së në këtë sferë. si dhe formim të një sektori të posaçëm për falimentim në Ministrinë e Ekonomisë. Në kuadër të projektit ët mbështetur nga BE-ja, krahas tetë këshillimeve të deritanishme për falimentuesit, janë zbatuar edhe katër këshillime për likuidim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Lajme
Kush është Stane Gashi,

Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"

Lajme
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Lajme
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Lajme
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Drejtësi
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Kalo në kategori