Nënkryetari i PDK-së, dhe kandidati për deputet nga ky subjekt politik, Hajredin Kuçi, është rikthyer në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini, për të folur për zhvillimet politike pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

Kuçi ka thënë se dialogu do të jetë një kompromis i ri.

Sipas tij dialogu do të jetë një punë e rëndë por edhe nëse nuk shkohet në të duhet të analizohen pasojat, përcjell Telegrafi.

“Është i pasinqertë ai që thotë se do të shkojmë në dialog dhe nuk do të bëjmë asnjë kompromis, por edhe ai që thotë se duhet bërë marrëveshje gjithsesi është i pasinqertë. Duhet ta shohim balancimin”.

Nënkryetari i PDK-së ka thënë se në këtë temë duhet një konsensus nacional që minimumi të merr 2/3 e votave në Kuvend.

“Është e vështirë që të bëhet marrëveshje pa PDK-në. As ne nuk do ta bënim pa të tjerët. As nuk e kemi bërë. Ne do ta mbështesim nëse është proces i mbarë, por besojmë se përgjegjësinë kryesore do ta kenë ata që udhëheqin qeverinë”, deklaroi Kuçi./Telegrafi/