LAJMI I FUNDIT:

Kuaj, mrekulli n’luginë të Leshnicës, me buk e djath…

Kuaj, mrekulli n’luginë të Leshnicës, me buk e djath…

Përgatiti: Sadik Abdirahimi/ udhërrëfyes në Peaktrip

“Qyteti të mbyt, mali të ringjall e të jep frymë”
Lexo po ashtu “Qyteti të mbyt, mali të ringjall e të jep frymë”

Ditë e veçantë me njerëz të mirë, duke filluar nga dielli i mëngjesit të Ditës së dielë e deri tek ujëvarat e mahnitshme të Leshnicës.


Leshnica valley. Foto: Peaktrip

Rrugën të cilën e kalëruam ngeli shenjë e një përvoje të paharruar të Sharrit,
Shtegun të cilin zgjodhëm ishte preferencë  e klientëve kurse e gjithë rrjedha e organizimit ishte nën kordinimin e guidave (udhërrëfyesve) të Peaktrip.

Kamping dhe ngjitje deri tek liqeni glacial më i madh i Sharrit “Liqeni i Bogovinës”
Lexo po ashtu Kamping dhe ngjitje deri tek liqeni glacial më i madh i Sharrit “Liqeni i Bogovinës”
Leshnica valley. Foto: Peaktrip

Pikënisja ishte nga Kodra e Diellit për tek stani i 1 Majit ku udhëtuam me automjete 4×4, pasi arritëm tek stani i 1 Majit, aty gjetëm kolonën e kuajve të cilët ishin të përgatitur dhe gati për kalërim, rruga zgjati 2 orë deri në Leshnicë, aty patëm një pauzë të vogël ku ndërkohë bashkërisht vendosëm që të bëjmë edhe një ecje të vogël prej 20 minutash vizitë njërës nga ujëvarat e bukura të Leshnicës të cilat njihen për nga bukuria e pikëndodhjes në thellësi të luginës si dhe temperaturës konstante të ujit në të gjitha stinët e cila nuk është më e ftohtë (e ngrohtë) se 5 gradë C.

Rruga e kthimit në drejtim të stanit të 1 Majit zgjati afër 1 orë e 40 minuta, ku pasi përfunduam rrugëtimin ndaluam tek stani për një degustim të ushqimeve tradicionale.

Por për gjithë ju që doni të përjetoni këtë eksperiencë ju nevojitet të keni vullnet dhe dashuri për malin si dhe energjinë e ngelur për të kthjellur veten nga obligimet e kaluara të një jave të lodhshme pune.

Shijoni bukuritë e Sharrit me një video të mahnitshme të realizuar nga tetovarët (Video)
Lexo po ashtu Shijoni bukuritë e Sharrit me një video të mahnitshme të realizuar nga tetovarët (Video)
Leshnica valley. Foto: Peaktrip

• Pikënisja: Kodra e Diellit 1800m
• Pika më e lartë: Stani 1 Majit 2000m
• Destinacioni: Lugina e Leshnicës 1450m
• Diferenca e ngjitjes: 350m
• Kohëzgjatja e shtegut (kthimi): 7h-8h
• Gjatësia e shtegut: 4.5 km
• Vështirësia e shtegut: 3/5

Leshnica valley. Foto: Peaktrip

Paisjet e duhura:
-Veshje për kalërim
-Çantë shpine, pantalona të gjata, maica x2 (polyester material), bluzë, pallto ere (shiu), kaçketë dielli, syza dielli.
-Ushqim i rekomanduar
-ujë 2L, bombone, çokolada, ushqim për 1 vakt.

Leshnica valley. Foto: Peaktrip
Leshnica valley. Foto: Peaktrip

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori