Ku ishte Messi kur bashkëlojtarët e tij tek Argjentina bënë thirrje raciste nga autobusi i ekipit?
Argjentina u kthye në shtëpi të hënën në mbrëmje për të festuar mbrojtjen e suksesshme të titullit në Kupën e Amerikës. Një gol i vetëm nga Lautaro Martinez në vazhdime ishte i mjaftueshëm për ta mposhtur Kolumbinë në stadiumin Hard Rock në Miami, Florida.
Megjithatë, triumfi i tyre i 16-të erdhi nën një re të errët pasi disa nga lojtarët e tyre u filmuan duke marrë pjesë në thirrjet raciste që synonin lojtarët francezë në autobusin e ekipit. Turbulencat burojnë nga momenti kur mesfushori i Chelseat, Enzo Fernandez transmetoi drejtpërdrejt lojtarët duke kënduar këngën në mediat sociale.
Kjo ka bërë që shumë të spekulojnë se cilët janë saktësisht fajtorët, por raportimet e reja nga ESPN dhe Daily Mail tregojnë se Lionel Messi dhe Alexis Mac Allister i Liverpoolit ishin mes atyre që nuk ishin të pranishëm në atë autobus.
Sipas ESPN, ndërsa bashkëlojtarët e Messit u kthyen në Buenos Aires të hënën, ai kishte qëndruar në Miami ku luan aktualisht dhe duket se nuk kishte udhëtuar në autobusin e skuadrës për në Buenos Aires.
“Messi qëndroi në Miami, ku u luajt finalja, për të trajtuar një lëndim të kyçit të këmbës së djathtë të pësuar në lojë”, thuhet në raport.
Alexis Mac Allster gjithashtu nuk ishte në autobus, sipas raportimeve në Argjentinë, ndërsa tetë herë fituesi i Topit të Artë kishte dhënë gjithashtu një përditësim mbi gjendjen e tij në Instagram, duke shkruar: “Kupa e Amerikës ka mbaruar dhe gjëja e parë që unë dua të falënderoj të gjithë për mesazhet dhe përshëndetjet”.
Me Fernandez që ishte në qendër të kaosit që po shpaloset, burime pranë lojtarëve të Bluve thanë për Daily Mail se kontingjenti i tyre francez, i cili përfshin më shumë se gjashtë lojtarë, është i zemëruar me mesfushorin, ndërsa shumë prej tyre e kanë hequr nga lista e ndjekësve atë në rrjetet sociale.
Të martën në mbrëmje, Fernandez postoi një kërkim falje, e cila më pas u pasua nga një deklaratë e klubit që përshkruante nevojën për edukim. Por me lojtarët e tjerë argjentinas që po bashkohen me këngët e neveritshme, fundi mund të jetë ende i largët pasi klubet dhe organet e tjera të futbollit i nënshtrohen hetimeve të tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme” – Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine
Për pak sa nuk e shitën në verë, tani Barcelona po shpejton për rinovimin e kontratës së Raphinhas
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt
Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese
Për pak sa nuk e shitën në verë, tani Barcelona po shpejton për rinovimin e kontratës së Raphinhas
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht