I kthyeri nga Siria tashmë pjesë e organizatës INSID, Albert Berisha në emisionin “Përballje” ka treguar për shkuarjen dhe rikthimin e tij nga Siria.
Berisha ka treguar se ka qëndruar vetëm nëntë ditë në Siri, ku pastaj është kthyer.
Ai ka thënë se sikurse ai por edhe shumë persona të tjerë që janë kthyer nga Siria, janë zakonisht të zhgënjyer prej realitetit që kanë parë atje.
“Një pjesë e atyre që kanë shkuar në Siri kanë pasur qëllime të mira”, ka thënë Berisha, duke shtuar se të gjithë ata persona që kanë shkuar në luftërat e Sirisë, kanë një tregim në vete.
Ai ka theksuar se kanë përfunduar aty ku kanë përfundua për shkak të rrethanave politike dhe se nuk kanë pasur luksin me zgjedh se në cilin grupacione kanë me përfundua.
“Një pjesë prej tyre kanë shkuar për arsye se kanë menduar se janë duke përkrahur opozitën siriane, e unë jam njëri nga ta”, ka treguar Berisha në emisionin “Përballje” në RTV Dukagjini, transmeton Telegrafi.
Berisha po ashtu ka thënë se për tu bërë pjesëtar në luftëra një person duhet të kalojë nëpër katër faza.
“Janë faza e identifikimit, verifikimit, stërvitjes dhe betimit”, tha ai. I rikthyeri nga Siria, ka treguar më tej kthimi i tij është bërë shumë arsye.
“Kam parë që situata po del nga kontrolli, nuk kam pas lejen e prindit, sepse e kam parë që më shumë jam i dëmshëm se i dobishëm”, ka rrëfyer Berisha.
Duke folur për riintegimin e luftëtarëve të kthyer, Albert Berisha ka thënë se zgjedhja më e mirë është të krijohet një lloj amnistie e monitoruar ose e kushtëzuar.
“Amnistia e monitoruar ose kushtëzuar duhet të vlejë për personat që nuk kanë kryer krime dhe nuk kanë marrë pjesë në luftime”, tha Berisha.
Ai ka shtuar se edhe deklaratat e shtetit kanë qenë nxitëse që shumë persona t’i bashkohen luftërave në Siri e Irak. /Telegrafi/
Ky emision u moderua nga @MetiHajrullahu
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City