Për shkak të rrezikut të krizës energjetike do të rifuten në punë një sërë termocentralesh me qymyr, me pasoja në emetimet e dyoksid karbonit. Lëvizja ekologjike po kundërshton.
Ky është një nga lajmet më të hidhura me të cilat duhet të përballen mbrojtësit e klimës këto ditë: qeveria gjermane mbështet qymyrin që dëmton klimën për të luftuar krizën e gazit. Dhe është pikërisht një ministër i Gjelbër ai që i bie kambanës për kthimin e qymyrit.
“Nuk është një hap që unë e bëj lehtë, por është një hap i domosdoshëm që ne e bëjmë tani”, tha ministri i Ekonomisë, Robert Habeck.
Objektivi është të kursehet gazi duke prodhuar, për shembull, energji elektrike nga qymyri dhe jo nga gazi.
Si të kompensohen emetimet e CO2?
Disa mbrojtës të klimës e kuptojnë vendimin e Habeckut.
“Po ta shohim tani qymyrin si një mënyrë shumë afatshkurtër për të kaluar dimrin e ardhshëm, është e dhimbshme për ne, por është një opsion i pranueshëm. Për sa kohë që ne mendojmë, si një qeveri federale, se si të kompensojmë drejtpërdrejt këto emetime shtesë”, thotë Pauline Brünger nga Fridays for Future.
Dhe pikërisht këtu merr fund mirëkuptimi për ministrin. Sepse më shumë qymyr ndoshta do të thotë më shumë emetime CO2.
“Ajo që më jep një ndjesi të pakëndshme është se nuk ka absolutisht asnjë plan për t’i kursyer në plan afatgjatë emetimet shtesë. Pra, kjo nuk është diçka që ne mund ta përballojmë në politikën klimatike”, shton ai.
Shkatërrimi i natyrës
Për organizatën rinore të Federatës Gjermane për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Natyrës, vënia në punë e termocentraleve me qymyr është një makth, pjesërisht për shkak të emetimeve, pjesërisht për shkak të shkatërrimit të fshatrave dhe peizazheve këtu dhe në mbarë botën.
“Ne tashmë po i përjetojmë pasojat e ndryshimit klimatik dhe e dimë se duhet të kishim vepruar dje. Dhe nuk mund të lejojmë që tani, në një reagim të shpejtë ndaj një krize tjetër, të djegim më shumë qymyr. Qymyri është në fakt një burim energjie që duhet të ishte braktisur prej një kohë shumë të gjatë”, shpjegon Alexandra Struck, anëtare e Komitetit Drejtues Federal.
Përqendrim në kursimin e energjisë
Koalicioni qeveritar duhet të fokusohet shumë më tepër në kursimin e energjisë, kërkojnë mbrojtësit e rinj të klimës. Jo në formën e thirrjeve të Habeckut për të bërë vullnetarisht më pak dush, por në formën e kërkesave të qarta ligjore – për industrinë dhe konsumatorët.
“Duhet të kursejmë energji. Sepse energjia më e qëndrueshme është ajo që nuk prodhohet”, thotë Struck.
Ajo dhe shumë në lëvizjen për mbrojtjen e klimës janë të zhgënjyer me qeverinë federale.
“Të Gjelbrit ishin të fundit që prisja të merrnin këtë rrugë. Por gjithashtu prisja plotësisht të merrnin përgjegjësitë e tyre për brezat e ardhshëm edhe një SPD ose një FDP”, thotë ajo.
Lëvizja për mbrojtjen e klimës paralajmëron protesta të reja
Dhe ky zhgënjim ka pasoja, euforia që pasoi zgjedhjet e Bundestagut sipas Struck është zhdukur. Në vend të kësaj, po përhapen zhgënjim dhe pakënaqësia, vëren ajo.
“Nuk dua të di se çfarë ndodh me të rinjtë që dalin në rrugë me vite për të mbrojtur interesat e tyre, çfarë ndodh me ta nëse ende nuk dëgjohen dhe nuk angazhohen politikisht. Mund të bëhet tashmë e rrezikshme për një demokraci kur e humbet rininë”, përfundon Struck.
Shumë njerëz në lëvizjen për mbrojtjen e klimës nuk duan më të presin. Fridays for Future po bëjnë thirrje për protesta. Nga fundi i shtatorit ata planifikojnë të dalin sërish me protestën e tyre në rrugë. /Deutsche Welle/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Modë apo relaks?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre